Interi shet Mottan, sjell Guarinin dhe Palombon

Inter ka shitur mesfushorin Thiago Motta në Paris Saint-Germain, në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit.
Braziliani i është bashkuar klubit francez me të cilin do të nënshkruaj kontratë trevjeçare. Kurse, Nerazzurrët kanë reaguar shpejt për të sjell zëvendësime për Mottan.
Inter ka huazuar Fredy Guarinin nga Porto si dhe kapitenin e Sampdorias, Angelo Palombo. Këta të dy, Inter ka të drejtë t’i blejë në fund të sezonit.