Interi shet!

Braziliani kërkohet nga Anzhi, por në shënjestër të tij është edhe Chelsea, por që ai e preferon Real Madridin. Edhe portieri Julio Cesar mund t’i bëjë valixhet gati. Braziliani merr 5 milionë euro në vit, me një kontratë deri më 2014, por që Nerazzurrët planifikojnë ta shesin, pasi e morën portierin Samir Handanovic. Interesim për portierin brazilian ka shfaqur Roma.
Rrugën e dy të lart përmendurve mund ta marrin edhe sulmuesi Giampaolo Pazzini e mbrojtësi Andrea Ranocchia. I pari është në shënjestër të Juventusit e Milanit, në pritje të një oferte më bindëse.
Kurse, qendër mbrojtësi, pasi u pëlqye nga Manchester City, i ka rënë në sy edhe komshinjve të Milanit. Interi nuk e lë të largohet atë për një shumë më të vogël se 15 milionë euro. Edhe mesfushori Luc Castaignos pritet të largohet, në drejtim të Tëentes.