E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milan tifozet kerkojne rimbursim

Milan rrezikon ta paguajë shumë shtrenjtë shitjen e Zlatan Ibrahimoviç dhe Tiago Silvës. Kjo jo vetëm në nivel sportiv... në fakt, pas shitjes së dy yjeve të Paris Seint Zhermen, tifozët po mendojnë një aksion ligjor kolektiv kundër klubit, pasi ndihen të mashtruar në momentin kur kanë rinovuar abonimet për në stadiumin “San Siro” për ndeshjet e “Djallit”.
Dhe në fakt kanë të drejtë. Shitja e abonimeve për sezonin 2012-2013 nisi më 2 korrik dhe për magji, vetëm dy ditë më parë, klubi anonçoi rinovimin e kontratës me Tiago Silvën deri në vitin 2017, ndërsa më parë ishin dhënë garanci që Zlatan Ibrahimoviç do të qëndronte. Por pas dy javësh dhe disa mijëra abonimeve të siguruara, Milani pranoi t’ia shiste dy lojtarët PSG-së.
Tashmë, pasoja direkte është që tifozët kërkojnë rimbusim. Në fakt ata janë të gatshëm të nisin një aksion ligjor kolektiv kundër klubit të rrugës “Turati”, ndërsa fushata e abonimeve të Milanit ka përfunduar nën vëzhgimin e shoqatës së konsumatorëve, me akuzën se “klubi ka mashtruar me publicitetin e bërë”.
Berluskoni theksonte se oferta e PSG-së ishte e parezistueshme dhe shitjet ishin të detyruara prej bilancit, megjithatë tifozët nuk duan t’ia dinë dhe tashmë kërkojnë të marrin mbrapsht paratë e shpenzuara për abonimin sezonal në stadium.
Vetëm pak orë më parë trajneri Alegri deklaroi se “ky është viti zero për Milanin”, por me largimet më të fundit klubi kuqezi duket se është kthyer shumë vitë mbrapa, por mbi të gjitha ka humbur besimin e tifozëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›