Duro: Rubio më tha ti je armiku im

Klodian Duro
Klodian Duro është enigma e madhe e Tiranës. Rubio e la jashtë pa dhënë asnjë shpjegim, ndërsa mesfushori pëlqen t’i evitojë gjithnjë polemikat, sidomos në media.
“Pyesni trajnerin për vendimin që kam marrë. Po të ishte në dorën time, nuk do ta lija veten jashtë…”, është përgjigjja fillestare e mesfushorit. Më pas pohon: “Po, kam pasur një takim pak javë më parë me trajnerin, i cili më tha shprehimisht: ‘Ti je armiku im’”, rrëfen Duro për “Panorama Sport”.
Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm print të Gazetës Panorama dhe Panorama Sport