E Diel, 1 Nëntor 2026

Van Persie kërkon rrogë 13 milionë

Sipas zërave që qarkullojnë nga Anglia, për Robin Van Persien tashmë po zhvillohet një sfidë në mes të Juventusit e Manchester Unitedit, me ‘Djajtë e Kuq’ të Sir Alex Ferguson për momentin në avantazh, siç shkruan tabloidi ‘Sunday Times’.

Sa i përket vlerës së sulmuesit holandez, për momentin Arsenali nuk dëshiron të zbresë nën shumën 35 milionë euro, të vilën Man Utd mund ta paguajë, pasi që ka në dispozicion 55 milionë euro këtë verë.

Më e reja ka të bëjë me kërkesën ekonomike të sulmuesit holandez. Ai kërkon rrogë 13 milionë euro, në cilindo klub që do të shkojë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›