E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi tregohet inferior përballë Mançester Junaited

Mançester - Ndeshja e kthimit për 1/8-at e Ligës së Kampioneve nxorri në pah një Inter inferior përballë Mançester Junaited. Kampionët e Anglisë fituan me rezultatin e pastër 2-0 përballë kampionëve të Italisë, duke siguruar kështu kalimin për në çerekfinale falë edhe ndeshjes së parë 0-0.

Heronjtë e Mançesterit ishin Nemanja Vidiç dhe Keistiano Ronaldo me golat e tyre në minuten e 4-t dhe 49-të. Sulmi i italianëve nuk u tregua efikas disa herë në rastet e krijuara për gol. Mançesteri në anën tjetër bëri një performim të shkëlqyer, duke treguar nivel futbolli më të lartë se Interi.

Më poshtë do të paraqesim të dhënat e takimit. Bashkangjitur me emrat e futbollistëve do të jenë edhe notat e tyre të vendosura nga specialistët e Mediasetit.

MANCHESTER UNITED-INTER 2-0

Manchester United (4-4-2): Van Der Sar 6,5; O'Shea 6, Ferdinand 7, Vidic 6,5, Evra 5,5; Ronaldo 7,5, Carrick 6, Scholes 6 (25' pII Anderson sv), Giggs 7,5; Rooney 7 (39' pII Park sv), Berbatov 6.

Në stol: Foster, Evans, Gibson, Anderson, Fletcher, Tevez.

Trajner: Ferguson.

Inter (4-3-2-1): Julio Cesar 7; Maicon 5,5, Cordoba 6,5, Samuel 6,5, Santon 5; Vieira 5 (1' pII Muntari 6), Cambiasso 6,5, Zanetti 6; Stankovic 6 (13' pII Adriano 6,5), Balotelli 6 (25' pII Figo 5,5); Ibrahimovic 6,5.

Në stol: Toldo, Rivas, Maxëell, Cruz.

Trajner: Mourinho.

Shënues: 4' pt Vidic (M), 4' st Ronaldo (M)

Gjyqtar: Stark (Ger)

Të verdhë: Rooney (M), Samuel (I)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›