Zllatan Ibrahimoviç është vetëm se një hiç!
Milano - Ibrakadabra, puff! Një flluckë! Kështu cilësohet nga mediat italiane futbollisti më i mirë i Interit, Zllatan Ibrahimoviç. Gjeniu i interistëve pësoi një tjetër zhgënjim mbrëmë përballë yjeve të Mançester Junaited, duke shtuar rezultatet e tij negative në Ligën e Kampioneve. Asnjë gol nuk është shënuar nga “bomberi” suedez në ndeshjet e drejtëpërdrejta me sistem vajtje-ardhje në këtë kompeticion.
Për më tepër, gjatë karrierës së tij si futbollist profesionist, ai ka arritur të fitojë "vetëm 2" ndeshje me skuadrat në të cilat është aktivizuar. Vetëm këto dy ndeshje prishin bardhësinë e zerove të Ibrahimoviçit në arenën ndërkombëtare. Këto dy fitore ai i ka arritur dikur kur luante me Juventusin e lavdishëm të Torinos.
Në sezonin 2004-2005 skuadra e Juventusit do të fitonte në 1/8-at e finaleve me Realin e Madridit, fitore e cila do të ishte e para në karrierën e Zllatan Ibrahimoviçit. Fitorja e dytë për të nuk do të vononte shumë, vetëm një vit më pas, kur Juventusi do të mundte Verder Bremenin 2-1 po në 1/8-at Ligës së Kampioneve. Fatkeqësisht, Ibrahimoviçi duhej të largohej nga takimi në minutën e 57-të për t’ia lënë vendin Del Pieros.
Momenti kulminant i Ibrahimoviçit në kupat e Europës shënohet kur Juventusi fitonte 2-0 përballë Realit të Madridit, dhe, ky futbollist arriti t'i nxjerrë një asist Trezegesë, të cilin francezi e ktheu në gol. Megjithatë, nga ai moment i bukur kanë kaluar plot 4 vite në karrierën e Zllatan Ibrahimoviçit.
Më poshtë do të paraqesim të gjitha rezultatet e ndeshjeve me eleminime direkte të Ibrahimoviçit në Ligën e Kampioneve.
02/03 (çerekfinale) Ajax-Milan 0-0
02/03 (çerekfinale) Milan-Ajax 3-2
04/05 (1/8-at e finales) Real Madrid-Juventus 1-0
04/05 (1/8-at e finales) Juventus-Real Madrid 2-0
04/05 (çerekfinale) Liverpool-Juventus 2-1
04/05 (çerekfinale) Juventus-Liverpool 0-0
05/06 (1/8-at e finales) Ëerder Brema-Juventus 3-2 (Në minutën 59’ i lë vendin del Pieros; ndeshja ishte 1-0)
05/06 (1/8-at e finales) Juventus-Werder Brema 2-1 (Në minutën 57' i lë vendin Del Pieros; ndeshja ishte 0-1)
05/06 (çerekfinale) Arsenal-Juventus 2-0
05/06 (çerekfinale) Juventus-Arsenal 0-0
06/07 (1/8-at e finales) Inter-Valencia 2-2
06/07 (1/8-at e finales) Valencia-Inter 0-0
07/08 (1/8-at e finales) Liverpool-Inter 2-0
07/08 (1/8-at e finales) Inter-Liverpool 0-1 (Në minutën 80’ i lë vendin Suazos; ndeshja ishte 0-1)
08/09 (1/8-at e finales) Inter-Manchester United 0-0
08/09 (1/8-at e finales) Manchester United-Inter 2-0