E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balak do të vazhdojë karrierën tek Çelsi

Londër - Mikael Balak shuan gjithë zërat e fundit që flasin për një largim të tij nga skuadra e Çelsit në përfundim të këtij sezoni. Sipas zërave, flitet se ylli i futbollit gjerman do të rikthehet tek Bajerni i Mynihut, skuadër në të cilën aktivizohej përpara se të kalonte në Londër.

Por, vetë futbollisti në një deklaratë për shtyp thotë: “Gjithmonë kam deklaruar se mund t’i jap fund karrierës sime këtu tek skuadra e Çelsit. Tani kam mendimin se këtë mund ta arrij me të vërtetë”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›