E Shtunë, 31 Tetor 2026

Udineze, çengeli i vetëm italian në Europë

Udine - Italia ka akoma një çengel të vogël ku mund të kapet në fushat europiane. Shpresa italiane është skuadra e Udinezes, e cila është e vetme në kupat e Europës. Ekipi i Marinos do të presë sonte në “Friuli” kampionët në fuqi të Kupës Uefa, Zenitin e Shën Pietërburgut. Rusët arritën të merrnin për herë të parë vitin e kaluar Kupën Uefa, trofeu i dytë për nga rëndësia në Europë.

Udineze do të kenë në vijën e parë të sulmit Kualjarelën, i cili do të mbështetet nga Di Natale dhe Pepe. Trajneri Marino ka një besim të verbër tek sulmuesi Kualjarela, dhe këtë futbollisti e ka shpërblyer me dy golat kundër Spartakut të Moskës dhe një kundër Poznan.

Përballja Udineze-Zenit do të zhvillohet sonte në orën 20:45.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›