E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besart Berisha ende në pikpytje për të ardhmen

E ardhmja e futbollistit Besart Berisha për sezonin tjetër është akoma në pikpyetje. Drejtuesit e Horsens, skuadër në të cilën aktivizohet Berisha që nga muaji janar, janë ende të pavendosur për futbollistin shqiptar. Horsens e ka huazuar Berishën nga Bernli vetëm për këtë fazë.

Drejtori sportive i skuadrës së Horsens, Jesper Hansen, shprehet se është akoma herët për të vendosur rreth fatit të lojtarit të përfaqësueses shqiptare.

“Besartit i pëlqen të jetë në Horsens dhe ne e duam atë, por nuk e di nëse ai do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit pas fundit të këtij sezoni. Koha e qëndrimet të tij te Hamburgu, Bërnlei apo te Rosenborg, kanë qenë të shkurtra. Unë mund të them se është herët të përcaktohet se sa kohë do të mund të qëndrojë Berisha te klubi ynë. Sigurisht, me shumë rëndësi do të jetë marrëveshja ekonomike”, theksoi drejtuesi I Horsens.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›