E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeparlamentarja Topalli në Japoni, vizitë edhe në zonën e tërmetit

17-04-2012 / Gazeta 55

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka nisur një vizitë zyrtare në Japoni. Gjatë vizitës ajo do të takohet me homologun e saj, Takahiro Yokomichi, ku dhe do të japin një konferencë për shtyp. Topalli do të pritet gjithashtu në takime të veçanta nga Guvernatori i Mijagit, Masahiro Wako, si dhe Kryetarja e Bashkisë së Sendait, Emiko Okuyama. 

Gjatë kësaj vizite, Kryetarja Jozefina Topalli do të vizitojë kompaninë e njohur botërisht SONY, si dhe kompani të tjera, ku do të ketë mundësinë për të promovuar potencialet investuese shqiptare dhe të ftojë këto kompani të investojnë projekte ambicioze në Shqipëri. 

Kryetarja e Kuvendit do të zhvillojë gjithashtu një takim me Presidentin e Dhomës së Këshilltarëve, Kenji Hirata, e më pas një takim me Kryetarin e Grupit Parlamentar të Miqësisë Japoni-Shqipëri, Hiroshi Hase. Topalli do të vizitojë edhe zonën e dëmtuar nga tërmeti i 11 Marsit të vitit 2011.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›