Interkonjuksioni reagon Ministria e Financave
Sipas njoftimit të bërë nga ministria dhe duke iu përgjigjur edhe kryesocialistit Rama, që citonte këtë shkrim, sqarohet se janë kryer negociata dhe është marrë miratimi për një kredi prej 42 milionë eurosh, për financimin e ndërtimit të linjës, ndërsa OST është caktuar si agjencia zbatuese për këtë projekt.
Gjatë procesit të prokurimit të këtij projekti, Ministria e Financave u vu në dijeni nga OST për rrezikun e shpalljes fitues të një kompanie, e cila kishte ofruar një çmim mbi 30% më të lartë se oferta e kompanisë ndjekëse.
“Në mbrojtje të interesit publik dhe me qëllim mirëadministrimin e fondeve publike, Ministria e Financave i ka kërkuar OST-së që në zhvillimin e këtij tenderi të respektojë detyrimin ligjor për të orientuar procesin drejt kostos më të ulët”, thuhet në njoftimin e Minsitrisë së Financave.
Sipas dikasterit të Financave, çdo përpjekje për të manipuluar këtë të vërtetë është e sponsorizuar nga interesa korruptive.