E Diel, 1 Nëntor 2026

Internacionalja Socialiste, një mollë sherri që s’kafshohet dot nga mashtrimet ditore të Taulant (Edvin) Ballës

Partia Socialiste ka pretenduar dje se ka siguruar mbështetjen e Internacionales Socialiste, për vendimin e saj ëpr rinumërimin e votave dhe bojkotin e Parlamentit. “Sihariqin” e ka dhënë nga Barcelona Taulant Balla, i cili nuk ka lënë për “trafikuar” nëpër mediat “e pavarura” edhe lajmin tjetër, sipas të cilit, Internacionalja Socialiste, do e çojë shqetësimin e PS-së shqiptare, deri në Parlamentin Evropian (PE). Në momentin e parë, një kërkesë e tillë, apo edhe një vendim i tillë i Internacionales Socialiste duket normal, por kur i referohesh kujtesës, apo edhe arkivës, mëson se edhe eurodeputetët socialistë të PE-së, kanë shprehur konsideratat e tyre më të mira për zgjedhjet në Shqipëri dhe këtë e kanë bërë, pikërisht nëpërmjet Presidentit të Grupit Socialist në Parlamentin Evropian, Martin Schultz. Në të paktën dy raste, që pas zgjedhjeve të 28 qershorit 2009, Martin Schulz, ia ka shprehur konsideratat e tij personale, por edhe të eurodeputetëve socialist, Ilir Metës, kreut të LSI-së, Në një takim mes tyre, më se dy muaj më parë në Alsdorf te Gjermanisë, mësohet që Schulz të jetë shprehur, “ne respektojmë plotësisht vendimin e LSI për koalicionin. Do të bashkëpunojmë me Qeverinë e re ku, jemi të bindur se LSI do të japë një kontribut të veçantë në realizimin e reformave dhe në integrimin evropian të Shqipërisë. Në këtë funksion ne do të forcojmë bashkëpunimin me LSI dhe do ta mbështesim në realizimin e objektivave të saj politike”. Në një letër, që rreth një muaj më parë Martin Schluz i dërgonte kreut të LSI-së, Ilir Meta, përshëndeste pjesëmarrjen e këtij në koalicionin qeverisë, bashkë edhe me rikonfirmimin për mbështetje dhe bashkëpunim në rrugën e integrimit të Shqipërisë. “Për ne të gjithë në Evropë, do të jetë një shenjë e mirë që Shqipëria të perfeksionojë bindshëm rrugën e saj drejt një të ardhme paqësore dhe që njerëzit të mund të shikojnë një Shqipëri me një të ardhme të qartë e të sigurt. Me shumë kënaqësi unë ju mbështes me të gjitha forcat e mia dhe me gëzim shpreh besimin për bashkëpunimin tuaj të mirë me Evropën dhe për Evropën”, përfundonte letra e Schulz për Metën. Pas këtyre konsideratave të kreu të eurodeputetëve socialistë, pritet të zbardhet se kujt i është referuar Taulant Balla, kur ka paralajmëruar mbërritjen e shqetësimit të PS-së, në dyert e PE-së, për zgjedhjet në Shqipëri.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›