E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brajan dhe Merlin Manson, këngëtarët, viktima të A/H1N1



Virusi A/H1N1 nuk kursen as yjet e muzikës ndërkombëtare. Fillimish Merlin Manson shkruante në adresën e tij në Facebook: U diagnostifikova nga një mjek i vërtetë se kisha marrë virusin A/H1N1. Dha tani duket se të njëjtin virus e ka marrë edhe Brajan Litrell i grupit të famshëm “Backstreet Boys”. Grupi ndodhej në Nju Jork për Nju Jork për promovimin e albumit të ri “This Is Us”. Nik Karter, Houi Doroug dhe AJ Meklean u detyruan t’u nënshtroheshin gjithashtu kontrolleve mjekësore, megjithatë u arrit në përfundimin që ishin të shëndetshëm. Manson që shpeshherë është shprehur pro vetëvrasjes, shkruan gjithashtu” “për fat të keq do të mbijetoj edhe nga kjo sëmundje e mistershme”. Ndërkohë panik ndihet mes fansave të “Backstreet Boys” gjatë promocionit për diskun e ri, Brajan nuk ishte i pranishëm. Ai u shtua në spital, ku u diagnostikua se mbart virusin A/H1N1.

7 Tetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›