Edvini do bojkotojë edhe zgjedhjet bashkiake me 15 nëntor – s’ka mbaruar ende punë me spastrimet brenda partisë
Edvini foli prapë sot dhe foli në intensifikim të kursit të mbrapshtë të bojkotimit të të gjitha institucioneve. Ai s’ka minimumin e respektit, as për banorët e njësisë bashkiake nr.10, që deri dje kishin Gerti Bogdanin si përfaqësuesin e tyre në institucionet shtetërore dhe as për banorët e njësive të tjera vendore në Fushë-Arrëz, Klos a Otllak të Beratit. Stomaku i tij politik i kërkon bojkotin si një mundësi për konsolidimin e pushtetit brenda së majtës (në opozitë), prandaj edhe në një intervistë të posaçme tek një rrjet televiziv i rreshtuar pranë tij, si News 24, ai konfirmon pa iu dridhur qerpiku, por edhe duke përdhosur fasadat institucionale që rrethojnë politikën e Partisë Socialiste, se PS nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e pjessshme vendore të 15 nëntorit. Ai ka si shqetësim kryesor mbajtjen gjallë të retorikës politike lidhur me kutitë e votimit, e cila e ndihmon të mbajë gjallë alternativën e bojkotit edhe në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, prandaj edhe thirrja e zgjedhjeve të 15 nëntorit është një rast i mirë për të për të përforcuar këtë tezë. Nga ekrani-partner, ai i ka bërë thirrje sot kryeministrit Berisha të “mos prekë kutitë e votimit” në prag të fushatës së pjesshme që pritet të mbahet më 15 Nëntor për zonat ku janë larguar krerët vendorë pasi janë zgjedhur deputetë. Ai ka konfirmuar se PS është drejt rrugës së bojkotit për këto zgjedhje. “Ky është një provokim i hapur dhe rëndim i bazës që rëndon më tej dhe më shumë Sali Berishën, theksoi Edvini. Së dyti, çështja e kutive është e domosdoshme se Sali Berisha duhet të kuptojë se do të jetë e keqja e tij nëse do të preken kutitë, pasi ato janë objekti i prekshëm i transparencës tonë. Unë nuk e uroj këtë për askënd dhe për vetë Sali Berishën”, tha Rama. Pyetjes nëse PS do të jetë pjesmarrëse në zgjedhjet e pjesshme vendore më 15 Nëntor, Rama u shpreh iu shpreh në mënyrë filologjike, se tashmë ishte koha e bojkotit, dhe jo e pjesëmarrjes. “Ende nuk kemi marrë vendim për këtë, por besoj se logjika e gjërave na çon se nuk ma ha mendja se do të jemi”, tha Rama. Edvini është ndalur sërish tek lirimi tradicional i të burgosurve për ditën e votimeve, duke treguar se nuk e njeh fort mirë as botën e krimit, për të cilën mediat e mazhorancës thonë se është një ekspert. Ai ka marrë rastin të sulmojë ushtrimin e kompetencës formale nga ana e presidentit të republikës, për thirrjen e zgjedhjeve të pjesshme vendore, 15 nëntorin e ardhshëm, duke kujtuar se ai ka pritur që kryetari i shtetit të kishte guximin të rreshtohej pro tij, në betejën e fundit për përdhosjen e institucioneve dhe dërgimin e vendit në standardet e paradhunës, çka në mënyrë leniniste do t’u mundësonte ylberistëve byroistë të brezit të dytë të merrnin pushtetin me dhunë. “Topi ende nuk i ka dhënë përgjigje dhe nuk ka reaguar ndaj një letre drejtuar në adresë të tij ku kam ngritur shqetësimin për kthimin e burgjeve në seksione të fushatës elektorale të PD, dhe lirimin e një sërë njëresish të rrezikshmërisë së lartë në këtë kohë. Këtë presim nga Presidenti dhe shpresojmë në një përgjigje”. Rama theksoi gjithashtu se mosnjohja e zgjedheve ka një bazë të fuqishme që detyron socialistët të qëndrojnë jashtë Parlamentit. “Ne nuk kërkojmë ndryshimin e pushtetit në tavoline. Por, kemi detyrim historik t’i japim fund historisë së zgjedhjeve të papranueshme që zgjedhjet e ardhshme të mos jenë njësoj si këto”, u shpreh Rama.
...