E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minatorët protestë për moshën e pensioneve

Protesta e minatorëve u zhvillua së bashku me sindikata të tjera në vend që protestuan sot për ligjin e pronave. Sindikata e minatorëve ka kundërshtuar vendimin e Komisionit të Ligjeve për uljen e moshës për daljen në pension 

TIRANE-Minatorët janë hedhur sot në protestë para kryesisë së Parlamentit të Shqipërisë. Ata kërkuan dialog me qeverinë, duke përsëritur kërkesën të rishikohet ligji për minatorët dhe mosha e pensionit të tyre.
Protesta e minatorëve u zhvillua së bashku me sindikata të tjera në vend që protestuan sot për ligjin e pronave. Sindikata e minatorëve në protestë ka kundërshtuar vendimin e Komisionit të Ligjeve për uljen e moshës për daljen në pension nga 65 në 60-vjeç, vendim i miratuar disa ditë më parë.
Ata janë shprehur se nuk gënjehen nga ligje të tilla dhe se kërkojnë dialog me qeverinë. Protesta përfundoi e qetë dhe pa incidente.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›