Interneti. Thellohet skandali i Olldashit, monopoli vijon dhe pas 40 vitesh
TIRANE- Afera e Olldashit me monopolin e internetit merr një tjetër diapazon kohor. Gazeta ‘Panorama’ zbulon sot se, kompania që me firmën e ministrit të Transporteve ka marrë lejen për shfrytëzimin eksluziv të rrugëve për shtrimin e kabllove optike do ta gezojë këtë të drejtë edhe pas afatit rekord, 40 vjecar. Gazeta zbulon se në shtojcën që shoqëron urdhrin për lidhjen e kontrates me firmën Albanian Telecomunication Union”, ekziston një klauzole e cila mund ta shtyjë këtë afat serish. Pra, Olldashi në urdhrin e tij, jo vetëm që ka krijuar monopol në treg, por ka krijuar kushtet ligjore që ai të zgjatet më shumë se 40 vite, duke u bere kështu unik në fushën e koncensioneve.
Në nenin 16 të shtojcës së urdhrit nr. 120 të Olldashit përcaktohet kohëzgjatja dhe pasojat e tjera të kontratës.
Pika e parë e saj krijon kushtet për një afat minimal 40 vjecar, pika e dytë i jep të drejte firmes që pas 40 vitesh përdorimi të rrjtetit t’ia dhuroje ate shtetit ose të vijojë te disponoje dy linjat e tij, plus 4 linjat e lira kundrejt pagesës vjetore të parashikuar në këtë leje edhe për një afat tjetër nëse tregu nuk ka ndryshuar dhe këto tarifa nuk jane mbi mesateren e tregut.
Kur tregu ka ndryshuar në favor të përdoruesve dhe efektete e tij cënojne pa të drejtë të ardhurat e shtetit, Ministria sipas kësaj leje gëzon të drejtën të rrisë deri në 25 % tarifat vjetore vetëm për dy linjat e lira ndërsa me subjektin ‘Albanian Telecomunication Union’ vijon të mbajë në të njëjtin nivel tarifën e 4% të ardhura në vit. Thënë ndryshe pas vitit 2050 firmës i lind e drejta të zgjasë sërish edhe për një afat tjetër të pacaktuar shfrytëzimin e rrugëve kombëtare, ku në rastin më të keq ajo nuk do të paguajë 4% të xhiros por 5%. Më pak fjalë pas vitit 2050 sërish fibrat optike do të jenë monopol i kësaj firme.
Por, neni 16 i shtojcës që shoqëron urdhrin ka edhe një tjetër paragraf të habitshëm. Firma pas përdorimit ekskluziv te rrugeve për shtrimin e fibrave optike, mund edhe t’i shkaterroje ato. Neni i habitshëm i shtojces se udhezimit thote shprehimisht se pas vitit 2050 firma mund të shkatërroje të gjithë investimin.
Sipas nenit, subjekti 1 vit para përfundimit te kontrates gezon te drejten te heqe rrjetin e fibraveoptike nga aksi rruogr kombëtar dhe ta kthejë aksin në gjendjen e mëparshme. Ndryshe nga të gjithë koncensionet, që pas përdorimit për një kohë të caktuar kalojnë në shërbim të shtetit, kjo leje e Olldashit i jep të drejtën firmës ta shkatërroje investimin.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Olldashi shantazh pas publikimit në media të aferës korruptive Prokuroria nis verifikimet Afera Olldashi me linjat e internetit, krijon monopol për 40 vjet VIDEO: Interneti, thellohet skandali i Olldashit, monopoli vijon dhe pas 40 vitesh VIDEO: Shantazhi pas skandalit