PS-PD, debate për pr/ligjin e mediave elektronike
TIRANE- Projektligji për median elektronike ka qenë temë e debateve të forta mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës sot në komisionin për Edukimin dhe mjetet e informimit.
Pasi grupi i punës raportoi para deputetëve për ecurinë e përgatitjes së draftit, deputeti socialist Alfred Dalipi deklaroi se në këtë pr/ligj nuk janë marrë parasysh një pjesë e komenteve dhe sugjerimet e OSBE-së.
Dalipi akuzoi deputetin demokrat Mark Marku, një nga hartuesit e këtij projektligji se dërgoi në parlament një ligj “paçavure”.
“Është përgjegjësi e jotja që ke dërguar në Kuvend, këtë pr/ligj në kundërshtim me kalendarin e miratuar, dhe ku nuk janë marrë në konsideratë vërejtjet e OSBE dhe të Këshillit të Europës.”.- tha Dalipi duke shtuar se duhej të mbajë përgjegjësi për këtë dhe kthimin e pr/ligjit nga vetë kryetarja e Kuvendit.
Sipas deputetit demokrat Mark Marku, pr/ligji nuk ka shkuar në Kuvend, nuk është dorëzuar si procedurë, ju mund t’i shikoni”- tha Marku duke akuzuar Dalipin “për shpifje”.
Në fund të mbledhjes u ra dakord që të ketë një konsulencë më të zgjeruar dhe me përfaqësuesit e OSBE për të parë nëse rekomandimet e tyre janë marrë në konsideratë. Pr/ligji parashikon mënyrën e dhënies së licencave të radios dhe televizioneve, administrimin e frekuencave televizive, luftën kundër piraterisë dhe pika të tjera të rëndësishme në fushën e medias elektronike.
(s.g/balkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Debate të ashpra në kuvend për projekligjin e mediave elektronike