PDK,LZHK e PBD,koalicion zgjedhor

Partia Demoktrisiane,Lëvizja për Zhvillim Kombëtar dhe Partia për Bashkim Demokratik kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi parazgjedhore. Kreu i PDK-së Nard Ndoka, ai i LZHK-së, Dashamir Shehi dhe kreu i PBD-së Ylber Valteri nënshkruan marrëveshjen. Koalicioni do të quhet "Poli i Lirisë".Krerët e partive janë angazhuar për proces të lirë dhe demokratik. Ata kërkuan liri të mediave si dhe transparencë për fushatën. Partia për Ligj dhe Drejtësi e drejtuar nga Spatak Ngjela do të bashkohet në këtë koalicion më vonë.