Interpol sjell në pranga dy trafikantë dhe një vrasës
Tre persona janë ekstraduar ditën e djeshme nga Italia dhe nga Anglia, pasi dy prej tyre kërkoheshin për trafik femrash, ndërsa një tjetër për vrasje. Interpol-Tirana ka mundur të sjellë nga Italia Petrit Liçin dhe Ymer Shehajn, të cilët janë dënuar përkatësisht me 15 dhe 12 vjet burg, ndërkohë që nga Anglia është sjellë Skënder Breçani, i dënuar me 25 vjet burg për një vrasje të ndodhur shumë vite më parë.
Burimet zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit bënë të ditur se nga Interpol-Tirana u krye ekstradimi i dy shtetasve shqiptarë nga Roma e Italisë drejt vendit tonë. Kështu, është ekstraduar shtetasi Petrit Refik Liçi, 60 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan. Sipas të dhënave nga drejtësia shqiptare, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, me vendimin e datës 28 mars 2006, e ka dënuar këtë person me 15 vjet burg, për veprën penale të "trafikimit të femrave për prostitucion të kryer në bashkëpunim". Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur disa vite më parë, kur ai në bashkëpunim me vëllain e tij, kanë shfrytëzuar një vajzë të re për prostitutë në Itali. Sipas të dhënave nga dosja penale, Petrit Liçi, në bashkëpunim me Gentian Liçin kanë mashtruar dhe më pas detyruar e shfrytëzuar për prostitucion të dashurën e njërit prej tyre, shtetasen me iniciale I. SH. Ajo është shfrytëzuar për një kohë të gjatë prej tyre, por kur është arrestuar nga policia, ka pranuar të tregojë se çfarë kishte ndodhur dhe ka denoncuar dy tutorët shqiptarë. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol-Tiranës me Interpol-Romën, ditën e djeshme u bë i mundur ekstradimi i tij dhe ai iu la në dorëzim Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, pasi do të vuajë dënimin me 15 vjet burg.
Gjithashtu, nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol-Tirana u krye ekstradimi nga Roma drejt vendit tonë i shtetasit Ymer Agur Shehaj, 32 vjeç, lindur e banues në Ballsh. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin të datës 16 korrik 2003, e ka dënuar Shehajn me 12 vjet burg, për veprën penale të "Shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese". Sipas të dhënave nga dosja penale në ngarkim të tij, mësohet se ai ka mashtruar të miturën B. D., duke e marrë me vete në Greqi. Në atë kohë, Shehaj e ka mashtruar atë me premtimin se do ta çonte në Amerikë. Por, kur kanë mbërritur në Athinë, çdo gjë është kuptuar. Ai ka tentuar ta detyrojë të punojë si prostitutë dhe pasi ajo nuk ka pranuar e ka keqtrajtuar në mënyrë të përsëritur, duke përdorur dhunën fizike. Por, edhe pas dhunës, ajo nuk ka pranuar, kështu që është detyruar për ta lërë të lirë dhe është arratisur drejt Italisë. Tre vjet pas dhënies së dënimit, drejtësia shqiptare ka mundur ta dërgojë në qeli këtë person, ku do të vuajë dënimin e marrë.
Ndërsa ekstradimi i tretë është realizuar nga Anglia, ku Skënder Breçani, rezulton të jetë i dënuar për vrasje. Burimet zyrtare të Policisë së Shtetit bënë të ditur se në mesnatë, në Aeroportin e Rinasit është sjellë me pranga nga Anglia shtetasi në kërkim, Skënder Hasan Breçani, 55 vjeç, banues në Tropojë. Ekstradimi i tij është kryer, pasi Gjykata e Lartë, me vendimin e datës 13 gusht të vitit 1988, e ka dënuar 25 vjet burg, për veprën penale të vrasjes me dashje. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur më shumë se 20 vjet më parë dhe ai është dënuar sipas Kodit Penal të vjetër, ndërkohë që i është dorëzuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për të vuajtur dënimin.