E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lufta mbaroi, i shkëmbejmë spiunët zoti Rama?

Ylli Dylgjeri 

Ajo ç’ka ka mbetur pezull tashmë pas luftës elektorale të 28 qershorit dhe përfu-ndimit të zgjedhjeve në vend është ndoshta vetëm edhe një skenë banale, që do të na kujtoi sërish, spiunin  profesionist sovjetik Abel, dhe pilotin e avionit U-2 Pauers, që u takuan në vijën e bardhë, e cila shënonte mesin e “Urës së Unitetit” që të çonte në Berlinin Perëndimor, në Potsdam. Pra, thjesht të kujtojmë edhe njëherë, sipas rregullave të Luftës së Ftohtë: shkëmbimin dramatik të spiunëve, sot, në kohët moderne, nga kampet ndërluftuese partiake PS dhe LSI. Kështu e mbyllim lojën me një spektakël të përbashkët (që na ka marrë malli) luftën e nisur qysh nga ndryshimet kushtetuese. Jam i autorizuar me këtë rast, t’ju deklaroj që në fillim zoti Rama, se, nëse biem në ujdi të shkëmbejmë spiunët, ju mund ta fitoni këtë herë cilësisht shkëmbimin, biles, “pa na kapur mat” me informacionin me databaze të vjedhura nga kompjuterët e LSI apo me hartat prioritare elektorale. Ne, sot ju japim gratis meshkuj me titullin profesor dhe ju na ktheni si kontrapart, policë të liruar dhe të hutuar nga shërbimi pranë jush. Me tu ekzekutuar ky shkëmbim “inteligjentësh”, ju si opozitë, mund t’i arkivoni profesorët apo… ç’më duhet mua, bëni ç’të dëshironi. Ne në pushtet, sipas premtimeve elektorale dhe Plan Veprimit, do t’i punësojmë pranë institucioneve që do të na japë bashkëpunimi ndërqeveritar me PD në katër vjetët e ardhshëm. E di njëkohësisht, se do të ketë shumë faktorë që do të pengojnë shkëmbimin e spiunëve, por ju zoti Rama duhet të ngriheni qoftë edhe një herë të vetme nga tutorët tuaj në Partinë Socialiste dhe të tregoni se vërtet i përkisni sojit të fisshëm dhe brezit të ri që po vjen në këtë vend me nxitim.        
Si fillim, po ua përsëris emrin e njërit prej spiunëve të njohur tashmë gjerësisht në shtyp për bëmat e tij: Fatos Klosi, quhet “urithi” juaj në radhët tona. I akuzuar nga lideri i LSI si bashkëpunëtor në vjedhjen e databaze dhe në bashkëpunime të tjera që quhen ndryshe në popull “shkopinj në rrota”. Shkëmbimi i tij në PS do të reflektonte në mbarë vendin respekt dhe dinjitet. Me marrjen e tij në gjirin tuaj, do t’ju jepet mundësia, të shpallni edhe një “Hero të heshtur” (që s’i ka pushuar goja prej qëmoti) dhe njëherësh të pakësoni një “maskara” nga koha e maskarenjve në radhët tona, siç e quani ju, zoti Rama  këtë kohë. Më falni zoti Klosi, për epitetin e mësipërm,(nuk është i imi) por po të flas unë një nga pjesëmarrësit e Konventës së LSI ose “Jam një nga të 650 huliganët e Konventës së LSI”- që siç i quanit ju në shtypin periodik “nuk janë edhe të familjes time”. Për ç’familje e ke fjalën? Ti flet për familje? Haaaaaaaa! Kush je ti që përdor këto fyerje skandaloze që e kalojnë masën? Pse se tregon përsëri punën që bën pas shitjes së vajit? Tashmë gjithkush që ka mend, e që të njeh, e di fort mirë që ty herë pas here të thërret koha e sajimeve, alibive dhe legjendave të… Shërbimit Inteligjent. Agjenti ilegal s’e ka humbur kuptimin tek ty z.Klosi. Kur z.Meta të pyeti se si zgjidhet qeverisja, për të dalë nga kriza? Ti u përgjigje si qëmoti, shkurt dhe trashë: Nuk e di! Por, udhëheqja e LSI, të konsideroi përsëri për një çast idealist dhe sërish të pyeti: Si dilet? Ti përsëri s’dole, po mbete te ndërmarrja e vjetër e sajesave dhe e shtrembërimeve sistematike të së vërtetës. Formimi juaj edhe njëherë tregoi se i përket regjimit të shkuar. Në fund të alles së Konventës, ku përgjoje ti, rrija heshtur edhe unë, dy karrige para jush, paçka se ju rrethoheshit nga dy tre-pleq, që të gjithë bashkë bënit 510 vjeç! Unë nuk fola zoti Klosi, por të nesërmen e konventës, miku im Dritan Ylli, më njohu me një raport të gazetarit të Deutsche Welle, Fabian Schmidt. “Koalicioni i ri do të sjellë kulturë të re besimi”, titullohej shkrimi gazetarit Schimid. Liberalët e majtë nën Ilir Metën dhe kryeministrin Sali Berisha e çliruan Shqipërinë nga mati politik, që kërcënonte ta paralizonte vendin me javë të tëra. Kjo është një dëshmie përgjegjësisë politike. Për herë të parë qysh pas fundit të komunizmit në Shqipëri mund të ketë një koalicion, që i kapërcen ideologjitë e vjetra të kampit, duke vendosur për atë çfarë i bashkon dhe jo për atë çfarë  ndan. Pas këtij komenti pyeta  një mik te Deutche Welle: A mos ka qenë gazetari Fabian Schimdt agjent i kamufluar i Stassit? M’u përgjigjën me dhimbje: Ti gjithmonë do të tallesh me njerëzit!.
Mirupafshim në qeverinë e koalicionit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›