Taksa e rishitjes së mjeteve, humbasin 78 milionë lekë
15/04/2011 Kreu i DPSHTRR-së: Grupi i punës po analizon tre variante. Ministria e Financave vendos nivelin përfundimtar
Gropa në arkën e shtetit vetëm për gjashtë muajt e 2010-ës është 78 milionë lekë të reja. Kjo është koha gjatë së cilës kanë hyrë në fuqi ndryshimi i taksës për rishitjen e automjeteve, e cila ka krijuar një ngërç në tregun e makinave të përdorura, por i ka shtirë efektet negative edhe në mbledhjen e të ardhurave. Sipas të dhënave të Drejtorisë së përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor dëmi për këtë institucion është 1,5 milionë lekë të reja, si agjent tatimor që merret drejtpërdrejt me këto transaksione. Në këto kushte rishikimi i kësaj takse është bërë tepër i nevojshëm, ndërsa vetë Kryeministri Sali Berisha artikuloi rreth dy muaj më parë nevojën për rishqyrtim të saj.
Taksa e makinave
Grupi i punës me përbërjen e specialistëve të Ministrisë së Financave, asaj të Transporteve, të Mjedisit, Drejtorisë së Doganave dhe asaj të Shërbimit të Transportit Rrugor është duke punuar për gjetjen e një mënyre taksimi sa më të leverdishme. Aktualisht janë tre variante të propozuara nga DPSHTRR-ja, të cilat pasi të kristalizohen dhe të hidhen në letër do t’i jepen Ministrisë së Financave, e cila do të marrë vendimin përfundimtar. “Drafti për rishikimin e bazës ligjore për taksën e shitje-blerjes së automjeteve të përdorura është akoma duke u përpunuar. Do të mundohemi të kristalizojmë tre variantet dhe më pas është Ministria e Financave, e cila do të vendosë se kush është varianti që ka leverdishmërinë më të madhe edhe në aspektin e procedurave. Kush do të jetë varianti final do të përcaktohet nga grupi i punës dhe Ministria e Financave”, - thekson zoti Arben Pinari kreu i DPSHTRR-së.
Problematika
Ngërçi në tregun e shit-blerjes së automjeteve të përdorura ka sjellë një sërë problemesh. Duke moskryer këto transaksione shit-blerjesh, të cilat kryhen nën dorë, jo në rrugë ligjore nuk ka thjesht humbje të ardhurash buxhetore në këtë zë. “Në aspektin edukativ të qytetarëve ata mësohen akoma në vitin 2011 që të gjejnë rrugë të tjera për t’u shmangur nga rruga ligjore. Ata gjejnë forma të tjera si kontrata e huasë, kontrata e qirasë, apo akti i përdorimit. Kurse në aspektin e procedurave që drejtoria jonë kryen, kemi një zinxhir njerëzish që kryejnë regjistrimin dhe çregjistrimin në një emër tjetër të automjeteve. Pra, duke qenë se ka një frenim apo një rënie të transaksioneve që kryhen për shit-blerjen e automjeteve ka edhe një reduktim të punës së administratës. Pra, ne kemi jo vetëm detyrimin që t’u shërbejmë qytetarëve, por edhe vënien në punë të fuqisë punëtore që kemi. Dhe në këtë aspekt jemi të interesuar që nëse ka një ngërç ai të zgjidhet”, -shprehet zoti Pinari.
Statistikat
Vetëm për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2010 rënia e transaksioneve vlerësohet me 25 për qind. “Vetëm për periudhën janar- korrik 2010 janë bërë 15 652 ndryshime pronësie, me një mesatare 2 236 veprime në muaj. Ndërsa në periudhën gusht- dhjetor 2010 kur shtrihen efektet e këtij ligji janë bërë 2883 ndryshime pronësie me mesatare veprimesh prej 577 veprime në muaj”, - shprehet zoti Pinari. Kështu, nga taksa e mjeteve të përdorura janë afro 78 milionë lekë të reja të paarkëtuara në arkën e shtetit dhe si agjentë tatimorë DPSHTRR-ja ka një humbje prej 1,5 milionë lekësh të reja nga mungesa e këtyre transaksioneve. Ky ngërç vijon edhe për tremujorin e parë të këtij viti, pasi importi i mjeteve ka vijuar duke u përkthyer në humbje akoma të mëdha në të ardhurat që mbledh administrata doganore.