Kryeministri apel partive për një fushatë zgjedhore paqësore
15/04/2011 Mblidhet qeveria, thirrje opozitës për mospërdorim të financave të pushtetit
Kryeministri i vendit, Sali Berisha, u bëri thirrje nga mbledhja e qeverisë forcave politike, por edhe simpatizantëve të tyre, që të kontribuojnë për një fushatë të qetë zgjedhore larg incidenteve dhe dhunës. Në këtë mënyrë, kreu i qeverisë kërkoi që në fushatë të predominojë dialogu, meditimi rreth kandidatëve dhe projekteve të tyre, duke nënvizuar se fushata zgjedhore është një moment në të cilin çdo qytetar ka mundësi të japë një kontribut thelbësor në konsolidimin e demokracisë ne vendin e tij. “Shfrytëzoj këtë rast për të bërë thirrje të gjithë forcave politike, mbështetësve, simpatizantëve, qytetarëve shqiptarë që në këtë fushatë të zgjedhjeve së qeveritarëve vendorë të japin kontributin e tyre duke shmangur çdo akt dhune, çdo akt teprimi, dhe duke bërë që dialogu, meditimi rreth kandidatëve, projekteve të tyre, të predominojë”, tha Berisha në fjalën e tij para kabinetit qeveritar. Nga ana tjetër, garantoi se koalicioni që ai kryeson, “Aleanca për qytetarin”, është tërësisht e angazhuar në një fushatë të bazuar në vlerat qytetare, në një fushatë të bazuar në virtytet dhe moralin më të mirë qytetar. “Në këtë kontekst ftoj edhe një herë të gjithë anëtarët dhe mbështetësit e kësaj aleance t’i përmbahen me rigorozitetin më të madh frymës, moralit të kësaj fushate, sikundër u bëj thirrje dhe kundërshtarëve tanë që t’u japin mundësi qytetarëve të vlerësojnë garën e kandidatëve dhe alternativave dhe të lënë mënjanë pasionin për fjalë kazani”, vijoi numri një i qeverisë, duke kujtuar se një fushatë e civilizuar është në interesin më të mirë të të gjitha forcave politike. Mbarëvajtjen e procesit para, gjatë dhe postzgjedhor, kryeministri e lidhi edhe me rëndësinë e këtyre zgjedhjeve, ku qytetarët do të zgjedhin qeveritë dhe parlamentet direkte të tyre, si dhe me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. “Duhet të faktojmë përkushtimin tonë total, konstant për një proces zgjedhor të standardeve ndërkombëtare, i cili ka një kusht më themelor zbatimin e ligjit zgjedhor, zbatimin në frymë dhe në germë të ligjit zgjedhor dhe ligjeve të tjera që kanë të bëjnë me problematikën e zgjedhjeve”, nënvizoi shefi i ekzekutivit shqiptar. Por përveç mbajtjes së fushatës larg përplasjeve politike, Berisha përmendi edhe respektimin e ligjit për sa i takon financimit të partive politike. Këtë herë ai iu drejtua opozitës shqiptare, së cilës i kërkoi mospërdorimin e burimeve financiare të pushtetit për fushatë. “I kërkoj opozitës t’i përmbahet me rigorozitet në interesin më të mirë shmangies së çdo burimi financiar apo tjetër në funksion të fushatës, të mos harrojë se në këto zgjedhje shumicë nuk është mazhoranca qeverisëse, shumicë është opozita në qytetet e mëdha të vendit dhe ajo ka një mundësi të dëshmojë një qëndrim ndryshe, për sa i përket përdorimeve të burimit të pushtetit për fushatë elektorale”, kërkoi ai.
Qilimi fluturues
“Urdhri i kryeministrit po zbatohet me rigorozitet nga administrata, përveç qilimit fluturues të kryeministrit, të cilin nuk e heq dot, pasi zotit Rama i duket se duke parë intensitetin e takimeve mendon se po fluturoj me helikopter dhe harron se ne kemi asfaltuar gjatë këtyre viteve.”
Mbështetje
“Zoti Rama ka vendosur të më shpallë mua kryetar bashkie në të 9 qytete që qeveris Partia Socialiste, paçka se unë s’kam bërë qoftë edhe një ditë të vetme për kryetar bashkie, sepse e konsideruar si etike, për të lënë hapësirë sepse nuk kam menduar kurrë t’i marr për vete të gjitha.”