E Diel, 1 Nëntor 2026

Intervista/ Forumi i Ministrisë së Kulturës së Kosovës, vendi ku trajtohen çështjet kulturore

Qeveria e Kosovës ka refuzuar të marrë pjesë në takimin e thirrur nga UNMIK-u, ku ishte paraparë edhe pjesëmarrja e palës serbe të Beogradit dhe ku do të diskutohej për trashëgiminë kulturore e fetare serbe në Kosovë. Në një intervistë të posaçme për Dojçe Velen, ministri i kulturës në Kosovë, Valton Beqiri, shpjegon arsyet e mospjesëmarrjes në këtë takim

Zoti ministër, pse e refuzoi qeveria e Kosovës marrë pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga UNMIK-u, ku do të diskutohej çështja e trashëgimisë kulturore serbe në Kosovë së bashku me përfaqësues nga Beogradi? 
UNMIK-u ka thirrur një takim, një tryezë të rrumbullakët ku do të diskutohej trashëgimia kulturore. Por ne qysh në muajin e shkuar kemi themeluar një forum për trashëgiminë kulturore dhe forumi ka filluar punën. Kështu që mendoj se temat që do të diskutoheshin në tryezën e thirrur nga UNMIK-u janë të ngjashme me ato që diskutohen në forumin e ministrisë së kulturës dhe në këtë linjë ne nuk e pamë të nevojshme që të marrim pjesë në tryezën e organizuar nga UNMIK-u. Forumi i ministrisë së kulturës është vendi ku mund të trajtohen të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me trashëgiminë kulturore të Kosovës.

Zoti ministër, trashëgimia kulturore është pjesë e planit të Marti Ahtisarit. Pse po bëhet përpjekje që kjo çështje serish të diskutohet me autoritetet serbe. Ka zëra që thonë se do të shënohej me këtë rihapja e pakos së Ahtisarit.
Ne i kemi obligimet që i marrim nga pakoja e Marti Ahtisarit, ato do të realizohen nga qeveria e Kosovës dhe çdo anashkalim i këtyre obligimeve, për qeverinë e Kosovës nuk do të thotë më obligim.

Zoti ministër, cilat janë marrëdhëniet e ministrisë së kulturës me Kishën ortodokse serbe. Kisha ka pasur mëdyshje që të mbështësë institucionet kosovare në rindërtimin e Kishave të shkatërruara gjatë trazirave të marsit të vitit 2004. Deri ku ka shkuar procesi i rindërtimit të Kishave dhe Manastireve serbe?
Rreth 80 përqind e punimeve për meremetimin e Kishave dhe Manastireve serbe ka përfunduar. Në këtë proces kanë qenë të angazhuar ekpertë nga vende të ndryshme edhe nga vetë Serbia, por fatkeqësisht Kisha Ortodokse serbe ka pasur mëdyshje rreth angazhimit të qeverisë. Ne shpresojmë që në të ardhmën Kisha serbe do të bindet që qeveria e Kosovës e mbron trashëgiminë kuturore në këtë mes dhe trashgëminë ortodokse serbe.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›