Intervista/ Tafaj: “Brain Gain” po rikthen të rinjtë në atdhe

Programi “Brain Gain”, i cili synon identifikimin dhe nxitjen e kthimit të të talentuarve pranë institucioneve publike, institucioneve të arsimit të lartë dhe shkencës dhe sektorit privat e më pas mbështetjen e tyre në procesin e integrimit apo riintegrimit në Shqipëri, po jep rezultatet e pritshme. Këshilltari i Kryeminitrit për Arsimin, Prof. Dr, Myqerem Tafaj, në një intervistë tregon se deri tani numri i të kthyerve në Atdhe është i shumtë. Sipas tij, për paketat nxitëse “Brain Gain” kanë konkuruar mbi 130 veta të emeruar tashmë në universitetet dhe ministritë. Procesi i këtij progami është ende i hapur dhe mbështetja e kandidatëve pritet të vazhdojnë edhe në vitin 2010.
Programi “Brain Gain” një projekt i nisur në vitin 2006 nga qeveria shqiptare, çfarë lehtësirash u krijon studentëve të diplomuar jashtë vendit dhe ç’synon ky program?
Programi nuk është një program masiv.Ai synon të kthejë në Shqipëri njerëz me reputacion të lartë akademik që mund të sjellin ndryshime të rëndësishme në vendet e punës që ata marrin duke konkuruar në kushte të barabarta me kandidatët vendas. Sidoqoftë programi "Brain Gain" për individët që kanë përfunduar studimet e Masterit dhe Doktoraturës jashtë me anë të marrëveshjeve me Departamentin e Administratës Publike, ka arritur që këtyre kandidatëve t’ju japë deri në 30 pikë për kualfikimet dhe përvojat jashtë vendit. Po ashtu këtyre kandidatëve përvoja e punës jashtë shtetit iu njihet si përvojë pune nëse ajo përputhet me vendin e punës.
Cilët janë punëdhënësit kryesor të përfituesve të programit “Brain Gain”?
Administrata Publike, Institucionet Akademike dhe Shkencore (shteterore dhe private) si edhe bizneset. Deri më tash programi Brain Gain është fokusuar në punën me dy të parët. Duhet sqaruar mirë se programi Brain Gain nuk punëson njeri, por ndihmon në procesin e punësimit qoftë në administratë apo në universitete, duke publikuar vendet e punes ne faqen e internetit ëëë.braingain.gov.al dhe duke asistuar personat qe konkurojne si me procedurat e aplikimit, ashtu edhe ne procesin e dorezimit te dokumenteve ne menyre elektronike fale bashkepunimit me departamentin e administrates publike. Programi ka krijuar lehtësira ligjore për konkurimin e kandidatëve që vijnë nga jashtë me studime pasuniversitare te perfunduara atje. Ne procesin e konkurimit ata kane pike bonus per pervojen dhe edukimin e kryer jashte vendit. Programi Brain Gain, pas kandiditimit të suksesshëm të individëve dhe marrjes së vendit të punës me kontratë të plotë, ofron për ta paketa nxitëse të cilat përfshijnë mbështetje për të lehtësuar integrimin në Shqipëri. Procesi i kandiditimit për paketa nxitëse bëhet në bashkëpunim me institucionin punëdhënës. Bordi që aprovon paketat në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave 1100 të 30 Korrikut 2008 ndjek një procedurë strikte. Kandidatët duhet të kenë mbaruar të paktën studimet e nivelit “master” jashtë shtetit dhe të jenë të punësuar në një funksion drejtues për të përfituar paketat nxitëse.
Ç’mund të na thoni për arritjet e deritanishme të këtij projketi, sa të rikthyer në atdhe kanë përfituar?
Programi është pozicionuar në Këshillin e Ministrave dhe bashkërendon punën me universitetet, ministritë dhe UNDP-në. Aktorët që përfshihen në vendim-marrje dhe punëdhënie janë të shumtë dhe programi shërben si urë lidhëse mes tyre për të lehtësuar kthimin e qëndrueshëm. Për më tej siç edhe e theksova më lart, programi nxit kthimet e qëndrueshme duke i stimuluar të kthyerit me paketa nxitëse që lehtësojnë integrimin e tyre në Shqipëri. Ndërsa numri i të kthyerve është i shumtë, për paketa nxitëse Brain Gain kanë konkuruar mbi 130 veta të emeruar nga universitetet dhe ministritë, por vetëm 78 kanë përfituar paketat nxitëse. Procesi është ende i hapur dhe mbështetja e kandidatëve pritet të vazhdojnë edhe në vitin 2010. Arritja më e rëndësishme e programit është që në Shqipëri po thyhen barrierat dhe bashkëpunimi po rritet duke integruar përvojat dhe iniciativat e personave që vijnë nga jashtë.
Në kuadër të “Brain Gain”, UT aktualisht ka publikuar kriteret për pedagogë të rinj. Sa pedagogë të rinj do të punësohen, jo vetëm në UT por edhe në Universitet e tjera dhe sa po i kushton qeverisë ky program?
Ia vlen ta theksoj edhe një herë se Programi Brain Gain nuk ndërhyn në procesin e punësimit për individët. Programi ka inicuar shtimin e vendeve të punës për universitetet dhe mbështet me paketa nxitëse kandidatët më të kualifikuar që plotësojnë kriteret për këto paketa, pasi fitojnë konkurset ne institucione dhe propozohen prej tyre. Mbështetja e individëve të mirëkualifikuar që vijnë nga jashtë me paketat nxitëse të programit Brain Gain ,deri tani i ka kushtuar qeverisë 1 milion dollarë, por kjo shumë pritet të rritet edhe më tej nëse universitetet apo administrata punëson më tepër individë që kthehen me Mastera apo Doktoratura të përfunduara jashtë vendit.
...