Petrela në sezonin e verës nuk do të ketë problem me ujin e pijshëm

Gjatë sezonit të verës qytetarët nuk do të kenë probleme në furnizimin me ujë të pijshëm, tha Drejtori i Ujësjellës- Kanalizimeve në Tiranë, Ferdinad Petrela. Sipas tij, edhe në zonat periferike të kryeqytetit të cilat kanë patur furnizim jo të rregullt më ujë një vit më parë , janë shtrire linja të reja në rrjet. Drejtori Petrela siguroi edhe për cilesinë e ujit të pijshëm.”Jemi në gatishmëri për sezonin e verës; kemi pompa rezervë për këto stacione. Ndërkohë me riparimet që po bëjmë në disa stacione pompimi për të pasur edhe pompat rezervë në gatishmëri, mendoj se situatën do ta kemi nën kontroll gjatë gjithë periudhës së verës” shprehet Petrela. Ai tha se sasia e klorit në ujë po mbahet në normat e rekomanduara nga Ministria e Shëndetësisë.
...