E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli në Fushë-Arrëz: "Ne po jetojmë në një Shqipëri që është bërë e re, sepse ka infrastrukturë të re"

Turi i Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli u ndal sot në Fushë-Arrëz. Edhe pse një ndër bashkitë më të largëta në veri të vendit, kjo zonë ka afruar distancat me qytetet e tjera, ka ndryshuar ndjeshëm falë investimeve prej afro 800 milionë lekë të buxhetit të shtetit. Rikonstruksioni e ujësjellësit dhe kanalizimeve me vlerë 130 milion lekë, punime në infrastrukturë mbi 30 milion lekë, ndërtim qendër shëndetësore 20 milion lekë dhe investime të tjera të konsiderueshme në sektorë publikë. Kryetarja e Kuvendit, duke iu drejtuar banorëve të Fushë-Arrëzit, ndër të tjera tha: "Ne sot së bashku jetojmë në një Shqipëri që sot është bërë e re, një Shqipëri që është bërë e re, sepse ka rrugë të reja, infrastrukturë të re, sepse ka shkolla të reja, sepse ka një rini të fortë, e cila ka dyfishuar numrin e atyre që po shkojnë në Universitete. Një Shqipëri e re, sepse ne kemi bërë kudo laboratorë kompjuterikë, për të bërë të mundur që fëmija juaj, nxënësi juaj, i riu këtu në Fushë-Arrëz të lundrojë në internet, të jetojë në moshën e google-it Ne kemi fëmijë të zgjuar, fëmijë që mësojnë, fëmijë të mrekullueshëm  dhe ne do t’i mbrojmë ata dhe do të bëjmë të mundur që t’i krijojmë më shumë mundësi atyre. Kjo është Shqipëria e re. Kjo është Shqipëria e ndryshuar. Duke u ndalur në refomat e mëdha të miratuara në Parlament Kryetarja e Kuvendit tha:  "Kur ne rrisnim rrogat, ata votonin kundër. Kur ne rrisnim pensionet, ata votonin kundër. Kur ne votonim për kontrata, për koncesione, për investime, prej miliona dhe miliarda dollarë, të cilat duhet të vinin dhe duhet të investoheshin në Shqipëri, ata përsëri votonin kundër.  Doktrina e re ekonomike, e cila është bazuar në rritje rrogash, ulje taksash, rritje pensionesh, luftë kundër korrupsionit, rritje investimesh, luft

ë kudër informalitetit, është doktrina që ka bërë të mundur që Shqipëria të ndryshojë”.


Fjala e plotë Kryetares së Kuvendit, mbajtur në mitingun e Fushë-Arrëzit 


Mirë se ju gjeta Fushë-Arrëz! Mirë se ju gjeta zonja dhe zotërinj! Të rinj dhe të reja këtu të pranishme, Më lejoni që të falënderoj në mënyrë të veçantë zonjat edhe pse nuk ka qenë takim vetëm me gra. Falemnderit shumë! Dhe gjithmonë më bëhet shumë qejfi kur shoh vajza të reja, nëna të reja, që na mbështesin dhe na inkurajojnë me mbështetjen e tyre të shkuarjes përpara, të Shqipërisë që po ndryshon. Në fakt gjatë gjithë kësaj periudhe edhe kur kemi qenë në opozitë i kemi rënë rreth e përqark gjithë Shqipërisë. Nuk ka ndjesi më të fuqishme, nuk ka krenari më të madhe, nuk ka siguri më të fortë, sesa të shikosh në sy çdo qytetarë, qytetare kudo që janë në çdo fshat, në çdo komunë, në veri apo në jug, në lindje apo në perëndim dhe t’i thuash që unë e mbaj fjalën, unë e mbaj premtimin. Sali Berisha e mban fjalën, Sali Berisha e mban premtimin.


Shqipëria po ndryshon, Shqipëria vazhdon të ndryshojë. Unë konsideroj dhe në fakt në këto 4 vite kam bërë të mundur si asnjë herë tjetër në historinë tonë mijë vjeçare, që Shqipëria, ky vend i vogël me halle të mëdha dhe probleme të shumta të bëjë një rrugë kaq të gjatë për një periudhë kaq të shkurtër. Kush e kishte imagjinuar që vetëm brenda një muaji, siç ndodhi muajin e kaluar, në muajin prill, Shqipëria edhe të bëhet anëtare me të drejta të plota të NATO-s edhe të çojë kërkesën e statusit për vendin kandidat për BE. Shqipëria u kthye në shtëpinë e saj, në shtëpinë e perëndimit, në shtëpinë e Europës. Kjo ka qenë ëndrra jonë, por jo vetëm e jona, kjo ka qenë ëndërra e  baballarëve tanë, e gjyshërve tanë. Kjo ka qenë një ëndërr qindra vjeçare, mbase edhe mijëra vjeçare, sepse Shqipëria ka shikuar gjithmonë nga perëndimi, nga perëndimi dhe vetëm nga Perëndimi.


Por, sot Shqipëria është në perëndim, në SHBA, në Gjermani, në Kanada, në Francë, dhe në të gjitha vendet që janë ndër faktorët dhe aktorët më të rëndësishëm politikë dhe ekonomikë. Nuk ka gjë më të rëndësishme për ne shqipëtarët që jemi një komb i vogël, por me një energji të madhe, që të na hapen dyert, siç i janë hapur Kryeministrit Berisha gjatë këtyre 4 viteve, nga SHBA-ja në Japoni, nga Kina në Kanada, nga Berlini në Paris, nga Londra në Bruksel. Kurrë nuk kë ndodhur ndonjëherë që Shqipërisë t’i hapen dyert në këtë mënyrë. Vetëm muajin e kaluar kishim takimin e Berishës me Obamën në Samitin e Strasburgut. Dhe Presidenti i SHBA-së tha se Shqipëria ka bërë reforma të jashtëzakonshme. Vetëm brenda një periudhe një apo dy mujore është bërë e mundur që Kryeministri i Shqipërisë të pritet në Elysse nga Presidenti i Francës, një ndër aktorët dhe politikanët  më lider të Europës dhe global, i cili i tha Kryeministrit të Shqipërisë: “Unë do t’ju mbështes në anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Unë do t’ju mbështes në libelarizimin e vizave“. Kur ka ndodhur që në një periudhë kaq të shkurtër të takosh Angela Merkel, Kancelaren gjermane, e cila t’i thotë në vizitë zyrtare: “Ju zoti Berisha po merrni shpërmblimin e reformave të guximshme që keni guxuar për t’i ndërmarrë dhe unë të bëj urimet më të mira”. Unë nuk po vazhdoj me listën e takimeve dhe të deklaratave që ndërkombëtarët nga Obama tek Angel Merkel, nga Sarkozy te Scheppher, i cili ka thënë për Shqipërinë duke e cilësuar atë si vendin me një qeveri kampion në luftën kundër korrupsionit. Si një vend me një qeveri, e cila ka bërë të mundur që të rreshtojë popullin e vet, të rreshtojë qytetarin e vet, qytetarët e një vendi që bënë reformat më të mëdha dhe hyn në dhjetë reformatorët më të mëdhenj në këtë periudhë, në botë.


Nuk ka gjë më të rëndësishme dhe unë personalisht e kam përjetuar dhe sot jam më krenare dhe më e sigurt se kurrë, se kam bërë gjënë më të rëndësishme, së bashku me kolegët e mi, pavarësisht nga vështirësitë që na krijonin në Parlament, me muaj rresht, me vite rresht, me orë të tëra brenda një dite, duke penguar kalimin e ligjeve dhe projektligjeve. Por, nuk ka kënaqësi më të madhe për mua kur ne kalonim projetkligjet, dyfishonim buxhetin. Ata votonin kundër, por nuk ka gjë, sepse ne i kalonim edhe pse ata votonin kundër. Nuk ka krenari më të madhe për ne, sesa të dyfishonim rrogat, pensionet. Kur ne rrisnim rrogat, ata votonin kundër. Kur ne rrisnim pensionet, ata votonin kundër. Kur ne votonim për kontrata, për koncesione, për investime, prej miliona dhe miliarda dollarë, të cilat duhet të vinin dhe duhet të investoheshin në Shqipëri, ata përsëri votonin kundër.  Unë mendoj se vullneti i fortë, lidershipi i fortë i Kryeministrit Berisha dhe mbi të gjitha doktrina e tij e re ekonomike, e cila është bazuar në rritje rrogash, ulje taksash, rritje pensionesh, luftë kundër korrupsionit, rritje investimesh, luftë kudër informalitetit. Është kjo doktrinë që ka bërë të mundur që Shqipëria të ndryshojë.


Sot Shqipëria ka ndryshuar  kudo. Ka ndryshuar këtu në Pukë dhe unë jam shumë e kënaqur. Unë jam shumë e kënaqur që ujësjellësi është në çdo shtëpi të qytetarëve të Fushë-Arrëzit. Unë jam e kënaqur që po bëhet unaza. Unë jam shumë e kënaqur që po bëhet kopështi. Unë, Jozefina Topalli, ju premtoj sot të gjithë ju burrave edhe grave  se shumë më tepër investime do të ketë për Fushë-Arrëzin në mandatin e dytë të PD-së. Mbaheni mend, po të doni mbaheni edhe shënim Fushë-Arrëzi do të ketë shumë më tepër investime në mandatin e dytë dhe ne fjalën e mbajmë dhe  premtimet i kthejmë në realitet. Ne sot së bashku jetojmë në një Shqipëri që sot është bërë e re, një Shqipëri që është bërë e re, sepse ka rrugë të reja, infrastrukturë të re, sepse ka shkolla të reja, sepse ka një rini të fortë, e cila ka dyfishuar numrin e tyre dhe po shkojnë në Universitete.  Gjimnazista që premtojnë se do të dalin më të mirët. Një Shqipëri e re, sepse ne kemi bërë kudo laboratorë kompjuterikë, për të bërë të mundur që fëmija juaj, nxënësi juaj, i riu këtu në Fushë-Arrëz të lundrojë në internet, të jetojë në moshënë e google-it dhe të dalë fitues me cilindo fëmijë tjetër, kudo që të jetë, në Gjermani, në Itali. Ne jemi nje popull i mençur. Ne kemi fëmijë të zgjuar, fëmijë që mësojnë, fëmijë të mrekullueshëm  dhe ne do t’i mbrojmë ata dhe do të bëjmë të mundur që t’i krijojmë më shumë mundësi atyre.


Kjo është Shqipëria e re. Kjo është Shqipëria e ndryshuar. Unë jam e bindur që, në qoftë se vetëm gjatë këtyre 4 viteve kemi bërë një rrugë kaq të gjatë, në një kohë kaq të shkurtër. Kur Shqipërinë e gjetëm në gropë dhe e bëmë zonjë. E bëmë një vajze të re. E bëmë një vajze të bukur. Ndërsa në mandatin e ardhshëm do të bëjmë më të fortë, më të sigurt edhe më të mirëqenë do të bejmë Shqipërinë. Ju falendëroj të gjithëve për mbështetjen tuaj, sepse pa mbështetjen tuaj nuk do të bëheshin këto reforma nuk do të kishim këtë sukses në luftën kundër krimit të organizuar, në luftën kundër korrupsionit. Nuk do të kishim kaq sukses në proceset e shpejta të përshpejtuara të integrimit si në NATO, në BE. Por ne mendojmë dhe unë besoj fuqimisht se 28 qershori do të jetë dita e fitores më të thellë. Do të jetë shumë më e thellë dhe projekte të mëdha ekonomike, zhvillimi, të rritjes së mirëqenies janë në programin tonë. Dhe për ne nuk ka gjë më të rëndësishme sesa të bëjmë jetën e çdo burri, çdo gruaje, çdo vajze, çdo djali, çdo fëmije më të mirë, me më shumë para, më shumë të ardhura në familje, në Fushë-Arrëz, në Pukë, në Konispol.


Faleminderit! Suksese mësueseve, suksese infermireve, zonjave dhe zotërinjve që keni ardhur sot.  

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›