Intervista/Erhard Busek: Mos u merrni me njohje, por me zhvillimin e ekonomisë
Universiteti i Prishtinës ndau titullin “Doctor Honoris Causa” ish-zëvendëskancelarit austriak, Ehard Busek për meritat dhe kontributin e jashtëzakonshëm për promovimin dhe mbrojtjen e imazhit të Universitetit të Prishtinës në sferën ndërkombëtare, si dhe për angazhimin dhe kontributin e tij dhënë për zgjidhjen e statusit të Kosovës
Profesor Busek, Universiteti i Prishtinës iu ka nda titullin “Doctor Honoris Causa”. A ndjeni i nderuar?
Po është një mirënjohje për mua, por dua të them që unë jam i lidhur me Universitetin e Prishtinës në nivel nacional. Gjatë vizitave të mia në Kosovë, qysh në kohën e Millosheviqit kam përjetuar se si është dashur të funksionojë Universiteti i ashtuquajtur ilegal. Unë kam njohur shumë mirë rektorin e atëhershëm Statovci dhe isha i ngazëllyer se si u punua këtu. Pra më ka impresionuar dëshira e kosovarëve për tu arsimuar. Më pas isha shumë i gëzuar që si ministër për Shkencë dhe Hulumtim në Qeverinë e Austrisë kam arritur të shtyjë çështjen e pranimit të diplomave të Universitetit “ilegal” të Prishtinës. Në këtë mënyrë shumë kosovarëve iu ka mundësuar të studiojnë në Austria. Tani takoj shumë njerëz që më ndalin në rrugë dhe e kujtojnë atë kohë. Kjo është ajo që mendoj se kam bërë diçka që i ka ndihmuar Kosovës.
Ju përmendet që keni pranuar diplomat e kosovarëve gjatë regjimit serb. A mund të bënë një krahasim të asaj kohe me gjendjen e tanishme në fushën e Arsimit?
Kosovarët janë shumë të interesuar për arsimim, dhe është po ashtu e domosdoshme. Enver Hoxhaj njëherë më pat thënë t’i ndihmojë Kosovës për të hapur Shkolla të Larta Profesionale. Unë e pyetja pse. Ai më tha; në mënyrë që të rinj të aftësohen në Kosovës dhe t’i vijnë në Austri për të punuar. Dhe kjo pikëpamje është e drejt, me këtë numër të madh e të rinjve në Kosovë është e rëndësishme...Pra ka një vullnet të lartë për tu shkolluar dhe sistemi i Arsimit duhet t’i përshtatet rregullave, por ka një përkushtim të madh, dhe ne si austriak po i ndihmojnë në këtë aspekt.
Ju keni bërë shumë për Kosovën. A jeni i kënaqure me zhvillimet e dy – tri viteve të fundit në Kosovë?
I kënaqur mund të jem vetëm atëherë kur gjithçka është perfekt. Së pari nuk është gjithçka perfekt dhe e dyta është shtet në ndërtim. Por mendojë se brenda një kohë të shkurt, kur kosovarët kanë marr përgjegjësitë, kanë ndodhur shumëçka pozitive.
Kalojmë në politikë. Kosovën edhe më tutje nuk e kanë pranuar të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian. Pse është Evropa e ndarë kur bëhet fjalë për Kosovë?
Në të gjitha rastet janë probleme të brendshme të atyre shteteve dhe nuk ka të bëjë me Kosovën. Ato janë të frikësuar që minoritete apo pjesë të shteteve të tyre mund të pavarësohen. Unë mendoj se ajo nuk do të ishte shumë hap i mençur, sepse edhe nëse Kosova nuk do të ishte e pavarur, problemet e atyre shteteve do të ekzistonin edhe më tutje. Edhe nuk mund të ndërlidhet. Por, ne jetojmë në një kohë ku gjithçka përdoret për konsum të brendshëm politikë.
Përveç këtyre shteteve të Evropës, një hezitim për ta pranuar Kosovën ka edhe nga shtet të ndryshime të botës..
Ka shumë arsyeje: fillon jashtë Evropës të shtetet që ende nuk e dinë se ku është Kosova dhe çfarë është. Kjo është shumë primitive. Pastaj janë ndikimet. Spanjollet kanë ndikuar të Amerika Jugore për mos ta pranuar pavarësinë e Kosovës. Këto relacione luajnë një rol, jo për shkak të Kosovës, por për shkak të marrëdhënieve që kanë me shtet tjera, ose marrëdhënie të posaçme me Serbinë apo Rusisë. Dhe mundohet ta shfrytëzojnë Kosovën si kartë politike. Këshilla ime për Qeverinë e Kosovës ka qenë dhe do të jetë gjithmonë që mos të marrin këto zhvillime shumë seriozisht, por të përpiqen që të jenë një shtet i pavarur dhe funksional dhe në ditët që vijnë, Kosova edhe ashtu do të pranohet.
Kjo do të thotë që kosovarët nuk kanë shumë ndikim?
Po, kështu është. Është krejtësisht e parëndësishme se a ju njeh apo jo Guana. E rëndësishme janë rezultat e Kosovës, zhvillimi ekonomik dhe social, por edhe stabiliteti këtu. Kjo është vendimtare. Nëse e ndërtoni shtetin si duhet, atëherë ajo do të vlerësohet pozitivisht nga të gjithë.
Si e shihi perspektiven e Kosovës në Evropë?
Ka një vendim shumë të qartë në Athinë në vitin 2003, ku thuhet që të gjitha shtetet e rajonit të jenë pjesë e BE-së. Problemi që kemi sot është se si të ndodh dhe në çfarë plani kohor. Dhe shihet qartë që nga bllokada e Sllovenëve ndaj Kroatëve që problemet bilaterale janë shumë të mëdha në rajon. Por, mendoj se ato duhet të eliminohen më herët, para se të hynë në BE. Unë vetëm kërkoj që këto probleme bilaterale t’i zgjedhin, për të mos penguar vetveten.
Ende pa u pavarësuar, Kosova ishte quajtur shtet i dështuar. Ju ishit kundër këtij konstatimi...
Atë e kanë thënë, duke menduar se një shtet me 2 milion banorë nuk mund të mbijetojë. Mund të shohim në rastin e Sllovenisë që mund të mbijetojë, në rastin e Luxemburgut me më pak banorë. Ka të bëjë me vullnetin e popullit. Dhe unë mendoj se kosovarët e kanë vullnetin për ta zhvilluar vendin e tyre.
Dhe ju e ndihmoni në këtë drejtim?
Natyrisht, është edhe në interesin edhe të Bashkimit Evropian, sepse nëse këtu situata është stabile ajo do të reflektohet edhe në Evropë.
“Express”
...