Provimet e studentëve shtyhen për shkak të zgjedhjeve
Autori i Lajmit: red.
Zgjedhjet e 28 Qershorit janë bërë shkak për shtyrjen e provimeve të studentëve. Këta të fundit do të kenë tri data pushimi për t u kthyer në vendlindje dhe për të dhënë votën e tyre. Ky është vendimi më i fundit i Senatit të Universitetit të Tiranës, i cili ka vendosur që në datat 27, 28 dhe 29 qershor, nuk do të zhvillohen provime në fakultetet e këtij universiteti. Dekani i fakultetit të Histori-Filologjisë, njëkohësisht edhe senator i UT-së, Shezai Rrokaj, konfirmoi dje se ky vendim është marrë si pasojë e zgjedhjeve që do të zhvillohen më 28 qershor në mbarë vendin. "Të gjithë ata studentë që nuk kanë pasaporta janë pajisur me karta identiteti. Për sa i përket votimit, jemi informuar se ky do të bëhet në qendrat e banimit, aty ku figurojnë të regjistruar të gjithë studentët, pra në familjet e tyre dhe për pasojë ne i kemi marrë masat që gjatë periudhës së provimeve ku përfshihet kjo datë, një apo dy ditë para, apo pas kësaj date të mos përcaktojmë data provimi",- thotë Shezai Rrokaj, dekan i fakultetit të Histori-Filologjisë. Ndërkohë, sipas burimeve zyrtare nga Rektorati i Universitetit të Tiranës, ka përfunduar dhe pajisja e studentëve pa pasaportë me letërnjoftime elektronike. Po sipas këtyre burimeve, numri i studentëve, që nuk kanë pasur pasaportë ka qenë rreth 3700. Ndërkohë edhe universitetet e tjera pritet që në ditët në vijim, të marrin vendime, për sa u përket datave të provimeve të sezonit, të cilat duhet të jenë para ose pas zgjedhjeve.
Ky lajm është publikuar: 09/06/2009