E Diel, 1 Nëntor 2026

28 qershori, fundi i një iluzioni

Autori i Lajmit: red.
Duket se rinia shqiptare paska qenë në terr, e vetmuar, e shfrytëzuar verbërisht nga politika, e papërfaqësuar. Por, kjo kohë i takon së kaluarës. Tani ne e kemi Erion Veliajn - sinonim i rinisë shqiptare. Këto janë disa fragmente, që secili në Shqipëri mund t i lexojë nga buzët dhe mendja e Erion Veliajt. Por, ato gënjejnë. Rinia ishte dhe do të jetë shumë më mirë edhe pa Veliajn në politikë. Ende pa iu nënshtruar procesit të zgjedhjeve, Erion Veliaj, kryetar i Partisë “G99” po i faturon vetes rolin e përfaqësuesit të rinisë shqiptare, sidomos tani kur jemi në prag të zgjedhjeve. Veliaj pothuajse në çdo deklaratë flet me kompetencë në emër të rinisë, të studentëve shqiptarë dhe po ashtu, kërkon llogari në emër të tyre. Por, rregullat që kanë vënë Veliajn, janë kundër vullnetit dhe zgjedhjes së lirë të rinisë. Studentët dhe rinia shqiptare nuk mund të përfaqësohen vetëm nga Veliaj. Është rëndësishme që rinia dhe studentët përfaqësuesit e tyre t i zgjedhin vetë. Prandaj, vlerësojmë se nuk duhet të lejohet që një njeri të marrë përsipër këtë rol, pa vullnetin e rinisë dhe pa e zgjedhur askush. Në qoftë se diçka e tillë tolerohet, emri dhe forca e rinisë shqiptare do të keqpërdoret për interesa të personave dhe grupimeve të veçanta dhe të errëta. Me këtë rast, le të analizojmë se a e meriton Erion Veliaj që të jetë prijësi i rinisë shqiptare – ashtu siç e sheh veten. Ai flet për një dorë që hap portën dhe që disa lejon brenda, derisa të tjerët i lë pas gardhit. Erion Veliaj është i sajdisur dhe kjo bën që ai nuk mund të përfaqësojë rininë dhe studentët shqiptarë. Studentët shqiptarë punojnë, bëjnë shkolla serioze, mbajnë në kurriz sakrifica dhe, ndryshe nga Veliaj, i cili dhe për arsimin e tij thotë jo të vërtetën, e që brenda natës bën parti, shtëpi–gjëra që rinisë shqiptare i mungojnë. Ai nuk mund të përfaqësojë rininë shqiptare, ngaqë në takime dhe mbledhje okulte u bë vegël e grupimeve po kaq okulte. Veliaj nuk mund të përfaqësojë rininë shqiptare kur Organizatën “MJAFT” dhe pakënaqësinë e rinisë shqiptare e vuri në shërbim të interesave personale, dhe pasi abuzoi me fondet e saj, e nxori jashtë përdorimit. Pra, ofshamat kundër korrupsionit, keqmenaxhimit dhe krimit në Shqipëri i shndërrojë në një parti, që sot me çdo kusht mundohet ta shesë si forcë alternative. Ditëve të fundit duket qartë se nën lëkurën e fytyrës së re të Veliajt fshihet një politikë e vjetër. Të gjithë ata që nuk mendojnë si ai, i quan armiq, luan me ndjenjat e njerëzve dhe mundohet të fusë përçarje. Por, mjaft. Rininë nuk mund ta përçajë askush, aq më pak Veliaj që është i ri, por i vogël në mendësinë e kufizuar politike. Rinia shqiptare nuk duhet të përçahet, pavarësisht bindjeve politike. Këto përpjekje të individëve duhet t i shndërrojmë në energji bashkuese për përparimin e Shqipërisë. Shqipërinë e së ardhmes duhet të fillojmë ta ndërtojmë së bashku sot. Erion Veliaj është sajdisur shumë mirë nga dora e stolisur me byzylykë dhe unaza që mbajnë simbolet e “Freimaurer-ve” (Muratorët e lirë) dhe e cila atij i hapi portën. Ai po lufton për interesat personale, duke përdorur një politikë agresive, me shpresë që ndoshta të marrë edhe postin e kryebashkiakut të Tiranës. Kështu, ai del dhe mbledh para nga biznesmenë të ndryshëm për partinë e tij politike, ashtu siç është ushqyer dhe më parë me fonde nga donatorë "legalë ose ilegalë" – pa i thënë askush MJAFT. Por, këtë duhet ta bëjmë ne, që sot, sepse këtë gjë ai do ta arrijë në kurrizin tonë. Po veprojmë me ketë peticion dhe do të veprojmë edhe më 28 qershor, nëpërmjet votës. Megjithëkëtë, kjo nuk e ndalon Erion Veliajn të vazhdojë iluzionet e tij, se është prijës i rinisë shqiptare. Por, për këtë nuk i ka mbetur shumë kohë – 28 Qershori po afrohet. Atë ditë do të shuhen të gjitha iluzionet edhe ajo e Erion Veliajt. Ky lajm është publikuar: 09/06/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›