Intervista/Henri Kissigner: Unë them se ka gjithmonë vend për negociata
Ish-sekretari i Departamentit tё Shtetit amerikan, Henri Kissinger, nё njё intervistë pёr CCN, me gazetarin e njohur tё gjeopolitikës Fared Zakaria, flet pёr çështjen iraniane dhe pёr mundёsitё e zgjidhjes me negociata me Ajatollahёt dhe Izraelin. Ai flet edhe pёr rizgjedhjen e Vladimir Putin si president i Rusisё dhe pikëpamjen qё duhet tё kenё SHBA-tё pёrsa i pёrkёt kësaj përzgjedhjeje ruse
Zakaria: Le të fillojmë bisedën me çështjen e Iranit, sepse, nëse do tё na duhet tё shmangim një luftë me Iranin do tё na duhet tё negociojmë. Ajo çka me habit është se: Si ka mundësi qё dikush qё kishte negociuar me kinezët në kohën kur lartësia e çmendurisë se Mao-os kishte arritur kulmin, ishte duke udhëhequr lëvizjet revolucionare tё guerilëve rreth globit, kundër Shteteve të Bashkuara. Ai negocioi me sovjetikët dhe ju e dini pёrse, negocioi me vietnamezët në kulmin e luftës. Si mund të bëhet e mundur kjo arritje? A mendoni se ka një rrugë, e cila do tё na çoj drejt një zgjidhje të negociuar me Iranin?
Kissinger: Unë nuk jam kundër parimit të negociatave. Në fakt, unë e kam praktikuar atë kur kam pasur mundësi. Çështja e Iranit nuk bazohet vetëm nё negociatat tona me ta , por gati nё tre-fishin e mundit dhe negociatave tё shumëpritura. A mund ta konceptojmë një afat kohor nё lidhje me këto negociata? E dyta, a mund të paraqitet një objektiv i përcaktuar që me të vërtetë përmbush kёto nevoja? Dhe së treti, a mund ta konceptohet qё Irani, si rezultat i gjithë kësaj, do tё bashkohet me një sistem ndërkombëtar, në të cilin në thelb janë anëtar përgjegjës? Këto janë tre aspektet që duket tё jenё vendimtare.
Kur ju - kur ju analizoni gjendjen e Iranit tani, a mendoni se situata është aq e tmerrshme sa Izraeli do të detyrohet të godasë duke përdorur forcat ushtarake gjatë muajve që pasojnë apo edhe pas një viti apo vit e gjysmë?
Unë mendoj se... jam shumë i shqetësuar me raportin e ashtuquajtur si raporti i inteligjencës, për tё cilin ato mendojnë se ne as dimë dhe as kuptojmë, pra qё nuk jemi nё dijeni për çështjen e armeve bërthamore. Unë mendoj se ne duhet të nisemi nga premisa që ata janë duke kaluar nëpër të gjithë këtë proces në mënyrë që të arrihet një aftësi ushtarake. Unë nuk mendoj se kjo është një pikë e diskutueshme. Por, aktualisht Irani është më i izoluar se sa që ka qenë ndonjëherë. Kështu që, unë mund të arrij tё shoh pse izraelitët mendojnë se duke e goditur tani Iranin, atij nuk do ti ofrohet një mbështetje e konsiderueshme nga ndërkombëtarët.
Ju keni qenë gjithmonë një negociator shumë i mirë për të kuptuar se pala tjetër kërkon gjithashtu diçka, ashtu si edhe ne. Si do të bëni tani kur konteksti i çështjes se Iranit ka tё bёjё edhe me politikën e saj tё brendshme? A kuptoni ku dua tё dal? Unë dua tё them se ata duhet të bëjnë lëshime, por me sa duket ne duhet tё bёjmё lëvizjet tona?
Shqetësimi qё krijohet është se këto vendet gjithmonë do të argumentojnë se ata janë nën kërcënim ushtarak dhe se ata kishin nevojë për të mbrojtur veten. Dhe ne me siguri duhet të jemi të përgatitur për të përmbushur këto “shqetësime”, në rast se përgjigja kundrejt programit bërthamor rezultonte një fund i pakthyeshëm . Dhe aspekti i dytë është se...
Prisni, lejomëni mua - më lejoni të përcaktoj dhe shpjegoj atë çka jeni duke thënë. Ju jeni duke thënë se nëse programet bërthamore –pra, nëse ata i japin fund programit tё armëve bërthamore dhe kërkojnë disa garanci nga Shtetet e Bashkuara në lidhje me këtë të siguri dhe në qoftë se ata duan një lloj “rikthimi “ nё bashkësinë ndërkombëtare ne duhet t’ia lehtësojmë atë.
Po. Qeveria aktuale e Ajatollahëve në Iran ka krijuar armiqësi me Shtetet e Bashkuara. Parimi i organizimit tё qëllimeve të saj ka tё bёjё me çështjet: pra arritjen e qëllimeve te tyre ose te mbijetesës nё botën qё sapo ju përshkrova. Kjo duhet të ketë rëndësi, për mbi tё gjitha Irani është një vend i rëndësishëm. Ai duhet të gjejë pozicionin e tij.
***
Dhe ja ku jemi përsëri me njeriun e vetëm që ka qenë sekretar i shtetit dhe këshilltari i sigurisë kombëtare nё të njëjtën kohë. Një mënyrë shumë e mirë për tu siguruar se nuk ka asnjë rivalitet midis këtyre dy pozicioneve. Henry, ju jeni takuar me Vladimir Putin ndoshta më shpesh se çdo zyrtar i lartё amerikan. Çfarë mendoni për Vladimir Putin? Ju keni pasur 20 takime vetëm për vetëm me tё dhe nëse shikoni nëpër kujtimet tuaja, a mendoni se ai është një bandit? A është ai një modernizues? A është ai një - lloj pro-perëndimori apo anti-perëndimori?
Dua qё audienca juaj të kuptojë se kur unë takohem me Putinin, unë gjithmonë (në çdo administratë) informoj Shtëpinë e Bardhë dhe i përcjell thelbin e bisedës dhe zoti Putin e di mirё këtë.
Unë mendoj se kjo është një nga arsyet qё ai pranon tё takohet me ju (Tё qeshura) Ndoshta, ka shumё mundësi. Unë nuk mendoj se ai nuk është njё anti-perëndimor. Mbi të gjitha, ai është një patriot rus, i cili ndihet i turpëruar nga përvoja e viteve 1990 qё ndodhën në periudhën më formuese të karrierës së tij. Ai nuk është njё anti-perëndimor. Gjatë takimit tonё tё parё , ai ishte shumë i shqetësuar dhe i interesuar të ketë një lloj partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara. Ai është shumë i prekur nga ajo, tё cilёn ai e interpreton si ndërhyrje në punët e brendshme ruse dhe madje edhe më shumë, në atë që ai mund të interpretojë si tendenca amerikane për të mbështetur kundërshtarët e tij politikë në mënyrë që të inkurajojë rrëzimin e tij ; por unë besoj se nё një dialog mbi çështje specifike, ka mundёsi qё ai të kthehet nё një partner konstruktiv.
OK. Kështu që, mё duhet t’iu pyes në lidhje me Partinë Republikane, politikën e saj të jashtme dhe kandidatët e saj; sepse në qoftë se ju i keni dëgjuar kandidatët në fillim të fushatës, nё lidhje me çështje të tilla si Rusia, Irani dhe Izraeli, ata janë duke marrë pozicione shumë të çjerrët e tё palëkundura. Sinqerisht, unë mendoj se këto sjellje dhe pozicionime e bëjnë të vështirë qё Shtetet e Bashkuara të ndjekin një politikë tё huaj dypartiake. Ky nuk është një fenomen i ri për ju. Partia Republikane në vitin 1976, ju e dini, - ju e dini, rruga e Reaganit në pushtet ishte duke ju kritikuar . Kjo ishte një prej këtij lloji, një nga sulmet më të gjalla qё ai do të bënte në “shtigje” fushate dhe në konventë. A mendoni se - republikanët janë duke bёrё vetëm retorikën e fushatës, apo nё tё vёrtёtё e besojnë atë që ata janë duke thënë?
E pra, mua zakonisht nuk më pëlqen tё diskutoj gjëra politike në televizion apo publikisht. Unë do të mbështes republikanët, por kjo nuk do të thotë se unë mbështes çdo argument tё çdo kandidati dhe kur ju përmendët Reganin, gjatë fushatës ai po përkrahte disa gjëra mbi Kinën, që ishin antitezë e asaj qё Nixon dhe unë kishim bërë, por edhe para se ai tё vinte ne detyre më kërkoi mua të dërgoja disa mesazhe qё nënkuptonin se ai do tё merrte një pozicionim tё drejtё kundrejt angazhimeve ekzistuese dhe si president ai zhvilloi një politikë të jashtme, tё cilën e kam mbështetur plotësisht, kështu që unë....
Pra, ju jeni duke shpjeguar se ajo qё thuhet nё fillim të fushatës nuk është e vërtetё?
Unë kam besim se kandidatët republikanë, tё paktën ata qё i njoh personalisht, do të shqyrtojnë çështjet nga pikëpamja e amerikanëve, pra përgjegjësitë për sigurinë e vendit dhe të ardhmen e botës. Atëherë, unë mendoj se ata do të vijnë në përfundime rreth të cilave një konsensus një partiak dhe dypartiak ka evoluar me kalimin e dekadave dhe se, natyrisht, ka disa pika specifike tё cilat duhet të merren seriozisht. Por, në sferën kryesore tё politikës së jashtme (siç e përshkrova edhe këtu) do të arrihet me siguri një konsensus. Normalisht, Jo në çdo strategji, por jam mjaft i sigurt, edhe pse disa nga gjërat që janë thënë nuk janë hartuar ende.
Ju mendoni se kjo është vetëm një retorikë e fushatës?
Unë nuk mendoj se ajo është një retorikë e fushatёs. Unë mendoj se kur je një kandidat ,emocionet e momentit dhe emocionet e ndikuara nga udhëzimet e këshilltarëve tuaj kanё një impakt tё rёndёsishёm. Kur ju jeni në Zyrën Ovale dhe ju e dini mjaft mirё se jeni pjesë e një historie dhe se jetët e miliona njerëzve janë të prekur, ju merrni një vështrim komprensiv, dhe thelbi nuk ka te bёjё me aprovimin ose jo te tyre , por për çështje të caktuara, qё njerëzit seriozё nga të dyja palët i kanë studiuar ato për shumë dekada. Dhe ndërsa ka gjithmonë hapësirë për ndryshim, rrallë ekziston një hapësirë për ndryshim total, kështu qё, unë kam shpresën se kushdo që hyn nё presidencё do të veprojnë mbi kёto baza, pra duke mbështetur të dyja palët.
Henry Kissinger, një nga temat qё lamë pa diskutuar është Kina dhe jam mёse i sigurtё se do ta diskutojmë nё një tjetër interviste. Është gjithmonë një kënaqësi t’ju kemi pranë nesh.
Kënaqësia ishte e imja.