Spursat, nisje prej kampionësh
San Antonio Spurs kanë treguar edhe një herë se kanë një ritëm tjetër në "playoff", duke mundur Feniks Sans me rezultatin 117-115, pas dy kohëve shtesë në ndeshjen e parë mes tyre. Lojtari më i mirë i kampionëve në fuqi ka qenë Tim Dankan, i cili regjistroi 40 pikë, 15 topa në tabelë dhe 5 asist. Në ndeshjet e tjera të Konferencës së Perëndimit, Jutah mundi Hjuston me rezultatin 93-82, ndërsa Nju Orlins kaloi pa vështirësi Dallas me rezultatin 104-92. Lebron Xhejms me 32 pikë udhëhoqi Kliveland drejt fitores 93-86 ndaj Uashington.