Intervista/Petriç: “Pavarësia e Kosovës është realitet”
Ish-ndërmjetësi i BE-së për Kosovën, ambasadori Wolfgang Petrich, ka deklaruar se vendimi për Kosovën në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë do të jetë shumë i vështirë. Ai tha se Serbia nuk ka nevojë që ta njohë zyrtarisht pavarësinë e Kosovës, por ka shumë mënyra dhe mundësi të tjera që të dy vendet të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën
Z. Petrich, çfarë është arritur në këto ditë të seancave dëgjimore?
Le ta shohim këtë nga ana pozitive. Dhe ajo është se të gjitha argumentet e mundshme janë tani në tavolinë dhe ato në fakt, e kjo është pjesa kritike, nuk do të ndryshojnë asgjë në terren. Por ajo që bën është se do duhej të kuptohej se ndonjëherë qasja ligjore nuk funksionon. Janë krijuar faktet në terren dhe ajo është shpallja e njëanshme e pavarësisë, e cila nga pikëpamja juridike dhe nga ajo e të drejtës ndërkombëtare, është diçka e mirë por është edhe një fakt jetësor dhe ajo merret parasysh. Por rruga e tërthortë, se cfarë të bëhet me një verdikt që eventualisht do të merret në Hagë, unë mendoj se avokatët dhe gjykatësit atje do të duhej të merrnin parasysh realitetin dhe gjithashtu edhe të kaluarën historike dhe kjo na bën të mendojmë se nuk do të ketë një rikthim të madh e që në fakt është Kosova e pavarur.
Ambasador ju po flisni për pakthyeshmërinë e pavarësisë së Kosovës, ashtu siç ka deklaruar edhe delegacioni i saj në Hagë. Por Beogradi zyrtar thotë se pavarësisht nga mendimi i Gjykatës, Serbia nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës. Marrë parasysh këto dy qëndrime të papajtueshme, a nuk e bën më të vështirë për gjykatësit ky fakt që të marrin një vendim të qartë?
Përfundimisht është një vendim shumë i vështirë dhe njëkohësisht është e vështirë që të gjendet dicka që do të pajtonte këto dy qëndrime plotësisht kundërshtuese. Kjo thjesht nuk është e mundur dhe prandaj do të duhej që mbase në Beograd të jetojnë me faktin, se kanë provuar gjithcka që ka qenë e mundur në aspekte ligjore, dhe kjo po ndodh në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, instancën më të lartë, dhe nuk funksionoi. Serbia ende nuk ka nevojë që ta pranojë, zyrtarisht, pavarësinë e Kosovës por do të duhej ta qetësonte situatën për një kohë. Në fakt situata do të ndryshojë atëherë kur të dyja vendet do të jenë në prag të BE-së. Atëherë do të jetë një fakt për Serbinë dhe gjithashtu edhe për Kosovën që të gjejnë dhe të akomodojnë atë që ka ndodhur deri atëherë dhe të zgjedhin, në rastin e Beogradit ose të vazhdojë të pengojë ose të pranojë realitetin pa e pranuar plotësisht dhe zyrtarisht pavarësinë. Kjo mbase mund të jetë një zgjidhje. Sepse nëse Serbia do që t’i bashkohet BE-së, atëherë duhet të ulet në të njëjtën tavolinë të të njëjtit klub, me kosovarët. Prandaj një qasje pragmatike duhet të mbizotërojë sepse kjo do të kthehej pastaj si një boomerang dhe do të godiste Serbinë dhe popullin e saj, që unë nuk e besoj se e duan këtë.
Kur po flisni për BE-në, më lejoni të përmend dy shtete anëtare të BE-së, Spanjën dhe Rumaninë, që në Gjykatën e Hagës kanë argumentuar kundër shpalljes së pavarësisë së Kosovës. A nuk e vështirëson edhe më shumë rrugën e Koosvës drejt BE-së pikërisht ky fakt?
Në aspektin politik, mbase mënyra më e mirë për të zgjidhur këtë çështje është atëherë kur edhe Kosova, dhe Serbia të kenë rastin të hyjnë në BE njëkohësisht dhe për këtë një pranim i dyanshëm është i domosdoshëm.
Kemi parë në Gjykatë paraqitjen e dy superfuqive, SHBA-së dhe Rusisë, për dhe kundër pavarësisë së Kosovës. Çfarë paraqet ky qëndrim i papajtueshëm për zhvillimet ndërkombëtare dhe ligjin ndërkombëtar në këtë rast?
Mendoj se ka arsye individuale të shteteve që janë kundër pavarësisë së Kosovës, siç është rasti me Rumaninë, sepse kanë një pakicë thelbësore në vendin e tyre. Spanja ka vështirësitë me baskët dhe nga pikëpamja e tyre, kjo është e kuptueshme se nuk janë idhtarë të shkëputjes. Por pragmatizmi do të mbizotërojë atëherë kur dy shtetet, ashtu si edhe pjesa tjetër e Ballkanit, të jenë në prag të BE-së. Kur të jenë pranuar, ato do të jenë pjesë e marrëdhënieve normale me Rusinë dhe SHBA-në. Sa më shumë që të kemi një lloj shteti të BE-së, dhe me Traktatin e Lisbonës një hap përpara është bërë, aq më shumë kjo do të zhduket si një problem në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Ka zëra që thonë se mendimi këshilldhënës nuk i Gjykatës nuk do të jetë i formës së prerë dhe të dyja palët do të mund ta lexojnë sipas mënyrës së tyre. Por çfarë realisht mund të pasqyrojë një vendim i tillë për Kosovën dhe për Serbinë?
Pajtohem me ju se nuk do të jetë një vendim bardh e zi. Për të dyja palët ndoshta ai do të jetë në mes. Ana formale do të jetë më shumë në favour të Beogradit, por ana faktike do të jetë në favour të Prishtinës dhe duhet pastaj të nisemi prej këtu. Mendoj se duhet të shikojmë përtej formaliteteve të ngushta të së drejtës ndërkombëtare dhe të shohim më shumë fakte të jetës në terren. Dhe këtu mendoj në marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare. Tashmë rreth 40 përqind e eksportit të Kosovës shkon në territorin e Serbisë. Prandaj mendoj se ka marrëdhënie që mund të ndërtohen. Nëse shikoni vende të tjera në botë ku ka ende probleme ligjore dhe të së drejtës ndërkombëtare të pagjidhura njerëzit i përshtaten. Por në këtë rast, parakushtet janë aty dhe BE-ja është një celës për të zgjidhur problemet. Por ato kurrë nuk do të zhduken dhe unë nuk besoj se Serbia do ta njohë ndonjëherë zyrtarisht pavarësinë e Kosovës, por pavarësisht nga kjo ka shumë mënyra dhe mundësi për të bashkëpunuar me njëra tjetrën.