E Shtunë, 31 Tetor 2026

Intervista/Policia turke keqpërdoroi forcën e saj, gjatë muajit të protestave

20-07-2013 / Gazeta 55

Komisioneri i Këshillit Europian për të Drejtat e Njeriut, Nils Muiznieks, tregon për Dojçe Velen investigimin e tij pranë autoriteteve turke, lidhur me përdorimin e forcës gjatë muajit të protestave në sheshet kryesore të Stambollit dhe Ankarasë

DW: Ju keni vizituar Turqinë disa ditë më parë dhe keni diskutuar atje me autoritet për ngjarjet në parkun Gezi dhe për gjendjen e të drejtave të njeriut. Çfarë mund të thoni pas bisedave tuaja atje?
Nils Muiznieks: Ky ishte një mobilizim i paprecedentë i popullit në Turqi, që nuk ishtë parë prej shumë vitesh dhe madje policia u gjet e papërgatitur dhe e çorientuar. Kishte shumë incidente me përdorim të tepërt të forcës, duke mbuluar lagje të tëra më gaz lotsjellës e duke goditur njerëzit. Ka një çështje në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut për këtë dhe dikush duhet të mbajë përgjegjësi, por për Turqinë, kjo nuk është gjë e re. Gjëja më e rëndësishme është që të bëhen hetime të gjëra për keqpërdorimin e forcës nga ana e policisë.

Ju biseduat me autoritetet turke për këto ngjarje. Çfarë ju thanë ata?
Autoritetet turke më thanë disa këndvështrime të ndryshme mbi ngjarjet. Për dikë ishte thjesht protesta e disa ambjentalistëve që përfundoi në dhunë, disa e shikonin si ndikim të jashtëm, të tjerë e shihnin si protestë të paligjshme në rrugë, disa të tjerë e panë thjesht si reagim që erdhi në rritje pas dhunës së policisë. Pra dëgjova disa versione të ndryshme, por pika e përbashkët ishte se reagimi i policisë nuk ishte i duhuri, sidoms në fazat fillestare.

A jeni i kënaqur me këto përgjigje?
Unë bisedova edhe me dëshmitarë, pashë video, foto dhe raporte mjekësore ku tregohej qartë se dhuna e policisë ishte e përhapur dhe jo vetëm në disa raste. Gjithashtu ka një ndryshim të madh midis këndvështrimit të shoqërisë civile me atë të autoriteteve. Dhe e vetmja mënyrë për të shkuar tek e vërteta është një hetim efektiv ndaj reagimit të policisë. Unë shpresoj se Avokati i Popullit dhe Instituti Kombëtar i të Drejtave të Njeriut, do të tregojnë pavarësinë e tyre dhe do të kujdesen për të drejtat e njeriut.

Ju keni thënë se doktorë, avokatë, akademikë dhe gazetarë në Turqi janë të frikësuar sepse kundër tyre mund të merren masa administrative dhe ligjore. E ngritët këtë problem me autoritetet turke?
Unë kam thënë se ka tre shqetësime kryesore nga profesionet e përmendura më sipër: për shkak të ideve që ata mund shprehin, për ndihmën mjekësore dhe ndihmën ligjore. Një gjë e tillë është e papranueshme. Është tërësisht legjitime të hapësh procese ndaj atyre që bënë akte dhune, që sulmuan policinë dhe sulmuan njerëz civilë, por jo grupe profesionistësh të cilët duke bërë punën e tyre mbështesin në një farë mënyre protestuesit.

Çfarë mendoni se duhet të bëjë qeveria turke për të garantuar të drejtat njeriut dhe të drejtën për të protestuar?
Hapi i parë është të nisë një dialog i hapur me shoqërinë civile dhe këto grupe profesionistësh. Një shembull pozitiv është guvernatori i Stambollit, i cili këto kohët e fundit është bërë shumë aktiv në mediat sociale dhe në organizimin e takimeve me grupe të rinjsh. Unë mendoj se nëse një dialog i tillë do të kishte nisur më parë, do të ishin shmangur shumë probleme. Unë mendoj se ky është një hap. Hapi tjetër mendoj se janë strukturat e të drejtave të njeriut. Avokati i Popullit dhe instituti i të drejtave të njeriut duhet të marrin rolin e tyre si një pikë lidhëse mes qeverisë dhe shoqërisë civile. Dhe unë mendoj se duhet të rishikohet kuadri ligjor i reagimit të policisë në raste demonstratash, ashtu si edhe legjislacioni mbi protestat publike dhe demonstratat.

Kirograf i Papës lidhur me Komisionin për reformën ekonomiko-administrative të Selisë së Shenjtë

U botua dje një Kirograf, apo dokument autograf i Papës Françesku për krijimin e një Komisioni papnor studimi, që do të ketë për detyrë të referojë mbi organizimin e strukturës ekonomiko-organizative të Selisë së Shenjtë. Reflektimet e ditëve të fundit mbi të dhënat pozitive të Bilancit, komunikuar nga Këshilli i kardinajve për studimin e problemeve organizative edhe ekonomike të Selisë së Shenjtë: Bilanci përfundimtar i konsoliduar i Selisë së Shenjtë dhe Bilanci Përfundimtar i Governatoratit të Qytet-Shtetit të Vatikanit për vitin 2012, na shtyjnë, shkruan Papa Françesku, pasi dëgjuam këshillat e Hirësive të tyre, Kardinajve, vëllezërve në ipeshkvi dhe të bashkëpunëtorëve, ta vijojmë veprimtarinë e shtrirjes së reformave në Institucionet e Selisë së Shenjtë. Për këtë qëllim ngrihet Komisioni, që do të mbështetet nga specialistët, për të përmirësuar më tej gjendjen e për të shmangur humbjet e burimeve ekonomike, duke favorizuar transparencën lidhur me pasuritë dhe shërbimet e duke përsosur mbarështimin e pasurisë së tundshme e të patundshme, me vëmendje gjithnjë më të madhe në fushën financiare. Kirografi papnor përcakton të gjitha normat, sipas të cilave do të zhvillojë veprimtarinë Komisioni, i përbërë nga tetë vetë.
Dy fjalë për Kishën që pret Papën në Brazil/Kisha braziliane zjen nga entuziazmi, në sa bën përgatitjet e fundit, në pritje të Papës dhe të hapjes së DBR-së. Po ç’mund të themi për Kishën, që pret Papën në Brazil? “Papa i tërheq njerëzit, më shumë se futbolli”, është një nga shprehjet, që dëgjohet në rrugët e Rios, përplot me qindra mijëra të rinj, ardhur nga të katër anët e botës: priten dy milionë. Sipas imzot Çesare Kostës, ipeshkëv-ndihmës i Rios dhe zëvendës-kryetar i Komitetit organizator, entuziazmi i të rinjve vendas, që përgatisin ngjarjen e madhe, është tepër ngjitës. Tërheq fort edhe shumë të rinj, që janë larguar nga Kisha. Statistikat flasin për 190 milionë brazilianë, 64% nga të cilët, rreth 123 milionë, janë katolikë. Por në ‘72-in ishin 92%. Ka rënie, pra. E ka edhe katolikë, që largohen nga Kisha, për të ndjekur kishat historike protestante ose ungjillore. Por duhet theksuar se kohët e fundit Brazilin po e sulmojnë mijëra sekte të tipit pentekostal-karizmatik, që po i shkatërrojnë familjet, posaçërisht në mjediset më të varfëra. Është tejet domethënëse, prandaj, prania e Papës në një realitet të tillë, në Brazil, në një shtegtim, që ka si etapë të parë Shenjtëroren e Aparesidës ku, më 2007, u mbajt Konferenca V e Kishës latinoamerikane, me një dokument të rëndësishëm përfundimtar, hartuar nga një komision, dora kryesore e të cilit ishte ajo e kardinalit Bergolio. Kjo përgjigje i jepej sfidës së sekteve dhe të shekullarizimit të kontinentit, duke nënvizuar qendërsinë e ungjillëzimit të ri. E Papa Françesku shkon në Rio që t’i ftojë të rinjtë të bëhen dishepuj misionarë të Krishtit, për t’ua kumtuar të gjithë kombeve.
Brazili e priti me fe shtegtimin tejet të gjatë të Kryqit të DBR-së dhe Ikonën e Zojës së Bekuar, që arriti në Rio më 6 korrikun e kaluar e, pas kalimit të simboleve të fesë, mijëra familje vendosën t’i hapin dyert për të pritur shtegtarët e rinj, ardhur nga të pesë kontinentet. Edhe Kisha ungjillore e ajo protestante janë në gatishmëri të plotë. Në prag të arritjes së Papës, në Rio do të mbahet takimi i 200 të rinjve katolikë, hebrenj e myslimanë, që do të bëjnë propozime konkrete për dialogun ndërfetar.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›