Intervistë/ Lajla Përnaska, kandidatja e PD-së në Tiranë, flet për kontributin e saj si një model pozitiv femëror në jetën politike shqiptare
“Filozofia baltosëse e Edi Ramës, avantazhi i PD-ës në zgjedhje”
Lajla Përnaska është angazhuar që në vitin 1996 me fushatat e Partisë Demokratike dhe deri në ditët e sotme, kur kandidon si deputete në zonën elektorale numër dy në Tiranë. Ambicia e saj për politikën është të japë një kontribut konkret në politikbërje dhe vendimmarrje, për çështje që i gjykon më të rëndësishme.
Që në vitin 1995, pasi është kthyer nga studimet pasuniversitare për mjekësi (në Francë), bëri një zgjedhje jo të lehtë, shkëputjen nga klinika, duke u përfshirë në administratën publike dhe politikbërje.
Në një intervistë për gazetën “55” Lajla Përnaska tregon ecurinë e saj politike në Partinë Demokratike. Sigurinë dhe garancinë e saj në fitoren e PD-ës, në zgjedhjet e 28 qershorit 2009, Lajla Përnaska e sheh te mangësitë e kundërshtarit politik, që filozofi të tojën ka vetëm baltosjen e arritjeve të Shqipërisë, në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare.
Jemi në prag fushate, sa e vështire është për një femër të përballet me presionin elektoral?
Fushata elektorale për mua është një periudhe sa e rëndësishme, aq edhe e këndshme, pasi e bëj me mjaft dëshire atë. Së pari, kam qenë pjesë e fushatave elektorale të Partisë Demokratike që nga 1996 e në vazhdim, si ato të përgjithshme edhe lokale, për nivelin e bashkisë, apo të minibashkive të ndryshme të kryeqytetit. Gjithashtu e kam shoqëruar këtë forcë, përgjatë ecurisë së saj, jo vetëm në pushtet, por edhe në opozitë, që për periudha të caktuara, përkon me situata tejet të vështira, jo vetëm për PD-në si subjekt politik, por për mbarë shoqërinë tonë. Kjo më ka dhënë një eksperiencë të mrekullueshme pune, të konsoliduar në vite. Nga ana tjetër, kam pasur rastin të fitoj njohuri mjaft të dobishme, si në programe trajnimesh, ashtu dhe në eksperienca të drejtpërdrejta lidhur me lidershipin politik dhe menaxhimin e fushatave elektorale, si në vende të ndryshme të BE-së, ashtu edhe në SHBA. Punën dhe komunikimin me elektoratin e vlerësoj mjaft dhe në fund të këtij mandati qeverisës, ne kemi mjaft arritje dhe realizime, si dhe domosdoshmërinë për të vazhduar me intensitet punën për integrimin në NATO dhe BE. Partneret më të rëndësishëm në këtë proces, sigurisht janë qytetaret shqiptarë, kudo që ata ndodhen dhe ne jemi në një komunikim intensiv me ta.
Pas kaq vitesh kontribut për PD-ën, cila është ambicia juaj si politikane?
Ambicia ime është të jap një kontribut konkret në politikbërje dhe vendimmarrje, për çështje që i gjykoj më të rëndësishme. Angazhimi im është fokusuar në fushat ku kam investuar më shumë dhe i njoh mjaft mirë, si ajo e shëndetësisë dhe problemeve sociale, çështje të barazisë gjinore, fëmijëve dhe të rinjve. Gjithashtu me pëlqen dhe fusha e marrëdhënieve ndërkombëtare. Pjesë e ambicieve të mia, është edhe të kontribuoj për një model pozitiv femëror në jetën politike në vend.
Jeni penduar ndonjëherë që jeni angazhuar në politikë, dhe që jeni larguar nga profesioni juaj i pediatres?
Në fakt mjekësia është një fushë që e kam zgjedhur me dëshirë dhe ku kam investuar maksimalisht, që nga fakulteti e më pas degën e pediatrisë. Arrita maksimumin për sa kohë punova në shërbimin klinik, jo vetëm në Tiranë, por dhe me specializimin në spitalet më të mira të Parisit. Por fusha e gjerë e mjekësisë ka degët dhe specialitetet e saj. Varet nga ty se ç’farë zgjedhje bën. Që në vitin 1995, pasi u ktheva nga studimet pasuniversitare për mjekësi (në Francë), unë bëra një zgjedhje jo të lehtë, shkëputjen nga klinika, duke u përfshirë në administratën publike dhe politikbërje. Shumë shpejt pas ndryshimit të sistemit, jam angazhuar pranë Partisë Demokratike dhe në drejtimin e Lidhjes demokratike të Gruas. Kjo jo vetëm se doja të jepja dhe unë kontributin tim në ndërtimin e demokracisë, por politika është një fushë që më ka tërhequr, për të qënë pjesë e saj. Më pëlqen të jem në marrëdhënie intensive me njerëzit, të identifikoj kërkesat dhe nevojat e tyre, t’i përcjell ato publikisht, si dhe të punoj për zgjidhjet e nevojshme. Kjo lidhet dhe me natyrën time dhe ndihem e kënaqur për zgjedhjen që kam bërë.
Jeni në listën e fituesve. Çfarë i premtoni qytetarëve të Tiranës?
Tirana është qyteti kur kam lindur dhe jam rritur, qyteti kur jam e lidhur me shumë anë dhe që e adhuroj. Është qyteti kur jam kthyer edhe pas shume lëvizjeve që kam pas rastin që të shkoj nga vendet më të bukura të botës. Jam kthyer me dëshirën e plotë që të jem pjesë dhe banore e përhershme e tij. Në kontekstin angazhimi im qytetar, por edhe politik është në shërbim të Tiranës të qytetarëve të saj, për më tepër që në fëmijërinë time me kalimin e viteve Tirana ka pësuar ndryshime sidomos në përbërjen e popullatës së saj. Sot është vërtetë një nga gjërat më të veçanta të saj dhe një nga gjërat më të bukura për mua, që brenda vetës mbart si nga tiransit autokton deri te të ardhurit nga qytetet e ndryshme të Shqipërisë si nga veriu dhe nga jugu. Dhe fushatën pararendëse dhe këtë fushatë kam bërë shumë miq si nga Tropoja, Hasi, Kuksi, Dibra, Tepelena, Saranda, Skrapari etj., nga të gjitha rrethet e vendit që sot janë banorë të Tiranës. Vazhdoj të kem angazhimin tim maksimal dhe përkushtimin tim maksimal për ti shërbyer zhvillimit të këtij qyteti, një zhvillim i munguar në shumë vite, nga keq administrimi i bashkisë së Tiranës nën drejtimin e Ramës, i cili ka abuzuar rëndë për të gjithë zhvillimin e këtij qyteti dhe ka keqtrajtuar ndjeshëm të gjitha burimet. Duke keqpërdorur ato burime që bënin zhvillimin e këtij qyteti. Në këtë kontekst unë mendoj se çdo përfaqësues i qytetit të Tiranës ka një detyrë madhore më shumë, për të kapërcyer atë ngërç ku e ka mbërthyer qytetin e Tiranës dhe zhvillimin sidomos urbanistik të tij. Edi Rama me betonizimet pa kriter, me dhënien e lejeve të ndërtimit pa kriter duke i bërë në mënyrë abuzive duke përfituar të mirat material në interes të tij personal. Dhe është detyrimi jonë madhor që të rikthejmë Tiranën vlerat, traditën më të mirë që ka pasur, dhe ti japim asaj zhvillimin e kryeqytetit modern evropian.
Si ju duket program i PD? si do e vlerësonit platformën elektorale të kësaj partie?
Prej angazhimit tim të parë pranë PD-ës, kam qënë pranë kësaj force, kam besuar në vizionin e saj, në filozofinë e saj politike sigurisht dhe programin e saj politik. Kam qenë pjesë jo vetëm e realizimit, por dhe e përgatitjes të platformave elektorale të partisë demokratike dhe kam bindjen që është forca politike që ofron, jo vetëm alternativën më të mirë programore, por është dhe forca politike që ka provuar tashmë në dy raundet e saj qeverisëse që nga 92-shi që ka dhënë përkushtimin e saj maksimal për të bërë realitet premtimet e dhëna. Ne në katër vitet që lamë pas provuam një performancë qeverisëse pozitive që e vërtetoi më së miri nga vlerësimi që Shqipëria mori në kuadrin e procesit të shumë të rëndësishëm të integrimin sinë atë bashkimit evropian, një vlerësim që ne nuk jam dhamë thjeshtë vetes, por ishin 27 vende anëtare dhe 26 vende të NATO-s që certifikuan progresin që ne kemi bërë, ecurinë e reformave dhe nivelin mjaft efikas qeverisës. Besoj dhe platformën elektorale që ne kemi përgatitur tashmë dhe që po shpaloset me qytetarët dhe shpresoj që qytetarët të vazhdojnë të besojnë platformës sonë elektorale, për të na dhënë mundësinë e një mandati qeverisës.
Si ju duket fushata e PS? Kush mendon që është mangësia më e madhe e tyre?
Problem i PS-së qëndron te profilet e deformuar të lideri të tyre, sepse Rama është në një krizë identiteti politik, ndërkohë që ndrejton një politikë jo thjeshtë të majtë, por deri vonë nga një ekstrem i majtë siç ishte Partia Komuniste shqiptare. Mbasi e vuri drejtimin e tij këtë forcë filloi të kapërcente mbi bazën e saj filozofike dhe programore duke pretenduar të dalë jashtë të majtës dhe të djathtës. Duket që prej kohësh e ndjenë krizën e mungesës së identitetit, prej kohës përpiqet që të krijojë një profil ndryshe drejt forcës që ai drejton, por kjo është e pa mundur, sepse një subjekt politik kushdo qoftë në radhë të parë ka nevojë për identitetin të qartë për atë që përfaqëson. Dhe ky identitet fillon që nga filozofia dhe vazhdon me anën programore, kështu që gjithë kjo krizë identiteti i kryetarit aktual i PS do të reflektojë gjatë gjithë fushatës elektorale të tyre. Shikoj që ka brenda një mundësi e krizës edhe nga reagimet e shumta të çorientuara që kanë të bëjnë me një tentativë mjerane e fiksuar nga ç’do arritje e qeverisë nga çdo zhvillim të këtij vendi. Ku rasti më i fundit ishte i dy ditëve me parë, kur të gjithë përjetuam një moment historik dhe këtë moment e kanë përjetuar të gjithë shqiptarët kudo që ishin, për këtë realizim të bashkimit të dy kombeve nëpërmjet hapjes së tunelit të rrugës Durrës-Kukës, është një moment vërtetë që brezat tonë patën shansin ta përjetojnë dhe që do të kujtohet për breza e breza tërë. Mangësia e Ramës ishte që nxori zëdhënësin e tij të radhës duke u përpjekur në mënyrë shumë mjerane për të baltosur këtë moment historik nëpërmjet deklarimeve tej e tej të shëmtuara thjeshtë për të tentuar për të zbehur sadopak atë madhështi që ne përjetuam atë moment aq të rëndësishëm. Kjo është filozofia e Ramës kjo është mundësia e tij kjo është mangësia e tij, po mundohet të bëjë fushatë për të baltosur çdo gjë, duke u përpjekur që të errësojë me të gjitha instrumentet e tij mediatik që i paguan nëpërmjet firmave të ndërtimit, të errësojë atë ecuri që po arrin ky vend që po shënon çdo ditë ecurinë e progresit tonë, që jemi një vend tashmë e NATO-s dhe që po afrohemi me hapa të sigurta drejt BE-së jemi një vend që po arrijmë një ritëm zhvillimi që breza e breza të tërë nuk kanë arritur ta bëjnë me këtë ritëm
...