E Shtunë, 31 Tetor 2026

Intervistë me Rektorin e Universitetit të Tiranës z.Dhori Kule, kandidat për deputet i PD-së, për qarkun e Tiranës


“Humbja e lëvizjes pa identitet ‘përtej të majtës dhe të djathtës’, fitorja më e madhe e opozitës”


Nga pikëpamja e filozofisë së paraqitur nga opozita, duket se ndihet në një gjendje mjerane të saj që, nuk e gjen filozofinë e vet për të thënë që jemi të majtë, por “del” jashtë “të majtës dhe të djathtës”. Ajo nuk po krijon identitet dhe kam bindjen që humbja e kësaj lëvizje pa identitet “përtej të majtës dhe të djathtës” do të jetë fitore për të majtën. Humbja e tyre do të jetë vërtetë fitore sepse e majta gjatë kësaj kohe i duhet të organizohet si e majtë. Kjo luhatje, kjo çoroditje që kanë shfaqur, si edhe nga komentet që dalin nga përfaqësuesit e saj (që realisht nuk janë përfaqësuesit e saj), nuk dalim të mbrojnë, por po nxjerrin edhe më shumë në dukje dobësitë e tyre. Këtë dobësi e kam ndjerë në të gjithë atyre që kanë folur. E quaj fitore humbjen dhe vërtetë është fitore për ata dhe për të ardhmen e politikës në Shqipëri, në mënyrë që politika të pastrohet nga devijimet të tilla të cilat po qese nguliten në ambientin e tranzicionit shqiptar, i bëjnë dëm të majtës dhe të ardhmes së Shqipërisë.


Rektori i Universitetit të Tiranës Dhori Kule, kandidati i PD-ës për Qarkun e Tiranës, e shikon politikën të lidhur me arsimin. Ai mendon se politika arsimore buron nga politika si aktivitet dhe shërbim ka interferencë midis tyre dhe e ushqejnë njëra-tjetrën.


Duke folur në një intervistë për gazetën “55”, Kule shpjegon midis të tjerave, përfshirjen në listat e kandidimit të PD-së. Duke konfirmuar se është më shumë sesa deputet, Rektori i Universitetit të Tiranës, bënë të ditur mbështet dhe bëhet pjesë aktive e fitore të Partisë Demokratike, për të vazhduar transformimet e dukshme që janë realizuar në fushën politike, ekonomike dhe në përgjithësi në transformimin e Shqipërisë.


Në një intervistë e tij, Kule shprehet midis të tjerave se, Partia Socialiste nga pikëpamja e filozofisë e paraqitur nga opozita është në gjendje mjerane që nuk gjen filozofinë e vet për të thënë që jemi të majtë. Ajo nuk po krijon identitet dhe kam bindjen që humbja e kësaj lëvizje pa identitet përtej të majtës dhe të djathtës do të jetë fitore për të majtën.


Një rektori i universitetit i futet politikës. Si e vlerësoni ju raportin mes arsimit dhe politikës?


Në tërësi, politika dhe arsimi kanë interferencë me njëra-tjetrën. E thënë ndryshe, arsimi në vetvete është politikë. Vetë politika arsimore buron nga politika si aktivitet dhe shërbimet reciproke kanë interferencë midis tyre. Ato e ushqejnë njëra-tjetrën dhe fakti i verifikuar këtë radhë lidhet me nevojën e shfaqur të politikës për të pasur kandidat nëpër listat e tyre nga ambientet universitare. Të gjitha politikat, e subjektet të ndryshme politike kanë përfshirë kandidatë që vijnë nga bota universitare. Kjo është një tregues i mirë për politikën dhe për vetë arsimin, por gjithmonë duke mos prishur ekuilibri. Ky lloj aktiviteti është dhe u takon politikanëve, njerëzit që vijmë nga bota akademike duhet të jemi shumë të kujdesshëm.


Vetë ju, keni ambicie për politikën?


Nuk kam ndonjë ambicie politike, njoh për një farë kohë politikën kam qenë për një periudhë pjesëtarë në politikë. Këtë kohë e cilësoj një kohë efektive në situatën dhe veprimin tim dhe ndjehem mirë për atë eksperiencë që kam krijuar në atë situatë dhe për qëndrimet që kam mbajtur në çdo kohë në lidhje me politikën si shërbim i pastër politik dhe për politikën arsimore. Sot prirjen e kam të merr me politikat arsimore në këtë fushë ku ndihem dhe mirë, ku ka edhe personel që janë të përkushtuar. Dhe angazhimin në listat e ndjeva si detyrim qytetar dhe profesional dhe ndjehem mirë dhe krenar që jam në këto lista


Atëherë, përse pranuat propozimin si kandidat?


Unë jam pjesë e listave të kandidimit, jo për të qenë deputet, këtë e sqarova me propozimin që mu bë, sepse kam një pozicion të rëndësishëm në realizimin e politikave arsimore. Por me përfshirjen time në listat e kandidimit të PD-së, konfirmimi është më shumë se sa të jem deputet. Në këtë rast konfirmoj se, mbështes dhe bëhem pjesë e aktive e faktit që një fitore e Partisë Demokratike, për të vazhduar transformimet e dukshme që janë realizuar në fushën politike, ekonomike dhe në përgjithësi në transformimin e Shqipërisë është domosdoshmëri jetike. Në këtë rast, duke qenë pjesë e listave kam kënaqësinë të konfirmoj faktin se çfarë transformimesh janë bërë, këto i dinë jo vetëm shqiptarët, por e gjithë bota, dhe çfarë pritet të bëhet. Politikisht transformimet e dukshme janë të konfirmuara dhe në evenimentet e rëndësishme të tilla që është krenari për vendin. Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe pa mohuar ndikimin e gjithë e institucioneve të shtetit, natyrshëm do të veçoja rolin primar të qeverisë shqiptare, sepse në qoftë se nuk do të ndodhte hyrja në NATO kushdo do të thotë që artileritë të goditjes së qeverisë nga opozita ishin të pa fundme për të akuzuar për dështim. Këtë e vura re dhe në rastin e zotit Schefer kur i dhanë Doktoraturën Universitetit të Tiranës. Duhet të theksoj përpjekjet e pa mohueshme dhe jashtëzakonisht serioze të qeverisë shqiptare, për realizimin e reformave që kërkoheshin për tu arritur kjo përfshirje. Tashmë kemi bërë aplikimin për në BE, heqja e vizave është e shpejtë, transformimet e karakterit politik janë të dukshme. E ndjej si detyrimi qytetar, profesional që ta bëj publike një gjë të tillë dhe të komunikoj me publikun për një realitet të dukshëm. Po të shikojmë fushën e ekonomisë, e cila është një nga gjërat më të rëndësishme qeveria ka pas një suksesi dhe një realizim efektiv i politikave ekonomike në një vend në tranzicion sikurse është Shqipëria. Këto janë pra arsyet që më bindën të pranoj kandidimin tim për deputetët, në emër të PD-ës.


Për shkak të profilit tuaj, sigurisht ju keni ndjekur dhe analizuar pjesët ekonomike të programeve repsektive. Brenda kësaj analize, çfarë keni vërejtur në programet e PD-ës dhe PS-ës?


Po dëgjoj këto ditë me kujdesin profesionist, deklarime të ndryshme nga subjekte të ndryshme meqë ka filluar fushata, por propaganda kundërshtuese ka shumë motive të jetë e dobët, vetëm argumente nuk po dëgjoj nga ana e tyre. Nga pikëpamja e administrimit të të ardhurave të buxhetit të shtetit ka konstatuar, e verifikuar të realizuar në praktikë atë që do ta kishte dëshirë çdo politikan. Në vendet të tranzicion është një ngatërrim dhe mos dallim të rolit të shtetit, të tregut në raportet midis tyre. Në tërësinë e GTP-së të krijuara në një vit Shqipëria nga pikëpamja e raporteve të pjesës që shkon për shpenzime publike që administrohet nga shteti, ka ruajtur ato shifra në raport. Rreth 1/3 e GTP-së administrohet nga shteti, por me një ndryshim shumë thelbësor krahasuar me të kaluarën që kjo pjesë që administrohet nga shteti është përdorur në mënyrë efektive me instrumente shteti. Kjo do të thotë se buxheti i shtetit është i ndarë në tre kanale kryesore për përdorimin të tij: shpenzimin që shkon për pagat; shpenzimet korrente; dhe shpenzimet kapitale. Në çdo kohë ka pasur këto tre drejtime, por në mënyrë të dallueshme eficensa e përdorimit të këtyre shpenzimeve këtë radhë në të treja këto drejtime është e dallueshme për mirë. Ajo që e bën të dallueshme është përdorimin i faktori dinamik në shpenzime publike. Në të treja këto elementë, shpenzimin që shkon për pagat, shpenzimet korrente, shpenzimet kapitale ku këto të fundit janë më dinamike janë përcaktuese, janë paraprirës të zhvillimit të pjesës që i takon shtetit, por paraprirës së pjesës që menaxhon dhe administron tregu. Në qoftë se do të bëhen krahasime, duhen të bëhen shumë thjeshtë në këtë fushë, në qoftë se bëhen krahasime politikash të subjekteve të ndryshme politike shumë thjeshtë mund të kërkohet inventari fizik i viteve të drejtimit nga partitë dhe të majta më parë. Sa janë harxhuar për shpenzime kapitale dhe ku janë fizikisht, dhe këto që janë realizuar këtyre viteve. Ndryshimi është thelbësor edhe në sasi si masë shpenzimesh dhe në cilësi, qeveria e Partisë Demokratike verifikoi diçka shumë të thjeshtë dhe të domosdoshme për tu bërë në ekonominë, që ekonomia të mos mbeste në teorizimin e diskutimeve boshe dhe abstrakte. Ishte e qartë për Shqipërinë i mungonte bazamenti i ekonomisë, që në infrastrukturë dhe në të gjitha drejtimet shëndetësore, arsimore, është hapi i parë i domosdoshëm që paraprinë realizimin e hapave të tjera. Kjo infrastrukturë e cila është në procesin e realizimit drejtë përfundimit, që do të përfundohet në mandatin e dytë, krijon paraprije për të bërë realisht politika ekonomike dhe për të bërë teorinë ekonomike, për të bërë realitet në të gjitha drejtimet.


Në këndvështrimin tuaj, çfarë mund të veçonit më shumë nga puna e qeverisë këtyre katër viteve?


Për të gjithë ato që nuk e dinë se çfarë ka ndodhur, ne këtë muaj kishim mundësitë të organizonim shëtitje me autobusë për të parë, se çfarë përmasash janë ndryshimet në infrastrukturë. Një vepër të madhe është dhe rruga Durrës-Kukës-Morinë e cila na lidh me Kosovën. Ndjej keqardhje që akoma ka zëra që përpiqen të fusin me konto ekonomike me llogari të para, që nuk e din se si i bëjnë, për këto ndjej keqardhje dhe trishtim që japin mesazhe të tilla. Sot po bëhen shumë diskutime me lidhje me varfërinë dhe punësimin. Janë pikërisht politikat ekonomike që janë bërë këto katër vjet, të cilat janë bërë jo si qëllim ndaj vetvetes, por si qëllim për të luftuar kundër varfërisë, apo edhe për përmirësimin e infrastrukturës, arsimimit, që nuk bëhen si qëllim në vetvete. Nuk mund të luftohet varfëria me slogane, pa bërë asnjë llogari të vogël. Varfëria luftohet duke luftuar infrastrukturën e cila i paraprinë zhvillimit, infrastruktura rrugore dhe infrastruktura e gjithë shërbimeve të tjera i paraprinë varfërisë, jep bazament për rritje dhe zhvillim ekonomik. Në mandatin e dytë sikur është deklaruar në programin e Partia Demokratike, pas infrastrukturës fillojnë standardet dhe ne këtë kemi verifikuar dhe shfaqur në të gjitha fushat sikurse janë arsimi, mjekësia etj.


Si anëtar i këshillit bashkiak të Tiranës, a e shihini vërtetë kryeqytetin si model të cilit i referohet opozita në këtë fushatë elektorale?


Po na paraqitet modeli i qeverisës lokale i Tiranës si model i suksesshëm, Tirana ka të ardhura nga të tjerët jo si produkt i qeverisjes lokale. Jam anëtar i këshillit bashkiak prej shumë vitesh dhe e di mirë se çfarë modeli përfaqëson ky i Tiranës. Tirana ka një fat krahasuar me gjithë qytetet e tjera, i ka ardhur një resurs human, fuqisë maksimale të pretenduar të efektiviteti të pushtetit lokal. Nga 200 mijë po vete të 1 milion banor. Kjo është një pasurie e madhe e cila nuk ka ardhur nga pushteti lokal, përkundrazi pushteti lokal nuk e ka dashur këtë pasuri, por pasuria njerëzore është pasuria e parë ekonomike e cila edhe po s’ka kapital, e krijon. Këto nuk e solli qeverisja lokale kjo ka ardhur për hir të faktit të reformimit tendencës që këto qytetarë në mënyrë harmonike me fillim e transformimeve socialiste në Shqipëri erdhën në Tiranë. Një tjetër arsye është dhe kapitali financiar që nuk është meritë e qeverisë, por është meritë e kapitalit financiar të këtyre njerëzve që kanë ardhur si nga veriu dhe nga jugu dhe presin të investojnë dhe të zhvillojnë jo vetëm Tiranën. Të gjitha këto ndryshime që janë bërë në Tiranë në pikëpamjen e ndërtimeve nuk i ka bërë buxheti i qeverisë lokale, por janë pjesë e kontributeve të bizneseve.


Së fundi, mund të komentoni atë çfarë ju ka bërë më shumë përshtypje në fushatën elektorale të opozitës, konkretisht të PS-ës?


Padyshim. Nga pikëpamja e filozofisë së paraqitur nga opozita, duket se ndihet në një gjendje mjerane të saj që, nuk e gjen filozofinë e vet për të thënë që jemi të majtë, por “del” jashtë “të majtës dhe të djathtës”. Ajo nuk po krijon identitet dhe kam bindjen që humbja e kësaj lëvizje pa identitet “përtej të majtës dhe të djathtës” do të jetë fitore për të majtën. Humbja e tyre do të jetë vërtetë fitore sepse e majta gjatë kësaj kohe i duhet të organizohet si e majtë. Kjo luhatje, kjo çoroditje që kanë shfaqur, si edhe nga komentet që dalin nga përfaqësuesit e saj (që realisht nuk janë përfaqësuesit e saj), nuk dalim të mbrojnë, por po nxjerrin edhe më shumë në dukje dobësitë e tyre. Këtë dobësi e kam ndjerë në të gjithë atyre që kanë folur. E quaj fitore humbjen dhe vërtetë është fitore për ata dhe për të ardhmen e politikës në Shqipëri, në mënyrë që politika të pastrohet nga devijimet të tilla të cilat po qese nguliten në ambientin e tranzicionit shqiptar, i bëjnë dëm të majtës dhe të ardhmes së Shqipërisë.



...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›