E Diel, 1 Nëntor 2026

Njeriu i Edvinit nuk përjashton paraqitjen e kërkesës për shtyrjen e zgjedhjeve


Kartat e identitetit, PS 3 padi penale, paralajmërohet bojkoti i procesi


Partia Socialiste ka paralajmëruar dje se do të kërkojë shtyrjen e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare me pretendimin e problemeve të shumta teknike për sa 


i përket pajisjes së qytetarëve shqiptarë me kartat elektronike të identitetit. Sekretari për Çështjet Ligjore në selinë rozë, Fatmir Xhafaj ka qenë dje në Prokurorinë e rrethit  Tiranë, ku ka dorëzuar tre kallëzime penale në lidhje me këtë çështje. Një kallëzim penal që ka të bëjë me manipulimin e kartës së identitetit nga një shtetas. Kallëzimi tjetër ka të bëjë me manipulimin e një funksionari lokal të Partisë Demokratike, duke shitur kuponë në këmbim të votës dhe e treta ka të bëjë me akuzën për falsifikim të të dhënave dhe dokumenteve zyrtare nga strukturat e Ministrisë së Brendshme. 


I pyetur nëse në këto kushte PS do të marrë pjesë në zgjedhjet e 28 qershorit apo do të kërkojë shtyrjen e tyre, Xhafaj tha se “ne jemi duke e menduar seriozisht këtë gjë. Ne kemi kërkuar dhe vazhdojmë të kërkojmë të dhëna të plota, jo të dhëna të deformuara dhe të falsifikuara si këto që na janë dhënë sot, sepse mbi bazën e atyre të dhënave, ne do të kemi mundësi që të gjykojmë realisht mbi riskun dhe situatën konkrete lidhur me çështjen e kartave të identitetit. Mbi bazën e këtij informacioni, ndjekjes së pandërprerë dhe një sistemi të plotë monitorimi që ne kemi në terren, në një moment shumë të përshtatshëm dhe të afërt ne do të marrim vendimet përkatëse politike. Natyrisht nuk përjashtohet asnjë opsion. Ne nuk do të lëmë asnjë qytetar që të mos i jepet mundësia në respekt të Kushtetutës dhe të ligjit për të ushtruar të drejtën e votës”, deklaroi zyrtari socialist.  



...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›