E Shtunë, 31 Tetor 2026

Intervistë e Kryetares së Kuvendit, dhënë për Top Channel.

 

Kryetarja Topalli: Unë përshëndes ndryshimin e qëndrimit  të shprehur nga zoti Rama dhe shpresoj shumë të jetë kështu dhe të mos jetë demagogji, por kjo sigurisht do të provohet në sallën e parlamentit.

Gjithmonë kam besuar se ky ligj duhet të jetë një ligj me "tolerancë zero" ndaj çdo oficeri dhe spiuni të Sigurimit te Shtetit, pa klauzola lehtesuese, pra nje ligj me një nen, po të ishte për mua.

Pa ç'rrënjosur nga jeta publike rrjetin e "gestapos" shqiptare ky vend nuk ka të ardhme ne Evropë, dhe këtë po jua them si një njeri që sigurimin e shtetit dhe spiunët e tij i kam pasur ne kurriz, jo që nga dita kur kam lindur, por 20 vjet para se të lindja, që në 1944-rën" 

Pyetje: Mes PS-së dhe PD-së ka mosmarrveshje se si duhen verifikuar zyrtarët. A mendoni se do të lëshoni nga kjo pikë për hir të konsenusit?
 
Kryetarja Topalli: Është parim bazë dhe e kam përsëritur edhe herë tjetër që verifikimi të nisë nga Kryetari i Parlamentit e të vazhdojë me të gjithë zyrtarët e lartë dhe Kryetarët e Partive Politike.
Personalisht mbroj fort idenë që edhe politikanët që janë verifikuar 2 apo 3 herë edhe nga PS edhe nga PD, të riverifikohen.
Duke votuar dhe firmosur këtë ligj si deputete dhe Kryetare e Kuvendit, do të jetë një ditë kur do të jem krenare se po i bëj një shërbim të madh vendit tim për t'u ndarë njëherë e mirë nga e kaluara.

   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›