E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit një ditë ndryshe me fëmijët në nevojë në Lushnje.

  Topalli: Gjithkush mund të bëjë diçka për fëmijët në nevojë. Shkolla e verës, model i kulturës vullnetare që do të adaptohet në të gjithë vendin.  

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli kaloi sot një ditë ndryshe me fëmijët në nevojë në shkollën verore në qytetin e Lushnjes, çelur me inisiativë të zonjës Topalli në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore të Lushnjës me mbështetjen e disa bizneseve të këtij qyteti.

Rreth 95 fëmijë, të cilët nuk kanë mundësi për të kaluar gëzueshëm pushimet verore janë akomoduar në këtë shkollë verore, ku do të kenë mundësinë të argëtohen e të pushojnë.


Kjo shkollë, me mjediset e saj bashkëkohore ofron për këta fëmijë edukim, lexim, njohje me kompjuterin, lojra, argetim dhe të gjtha kushtet për një pushim të gëzueshëm.

Fëmijët e shkolës verore i rezervuan një pritje të ngrohtë Kryetares së Kuvendit, e cila e vlerësoi këtë nismë si një organizim të mrekullueshëm ku ndërthuret edukimi dhe argëtimi i  fëmijve në nevojë.

Zonja Topalli u ndal e bisedoi me grupet e fëmijëve në mjedise të ndryshme, në atë të njohurive kompjuterike, të leximit, të njohjes me Konventën e të drejtave të fëmijëve, ndërsa u argëtua bashkë me ta nën tingujt e muzikës apo gjatë ndjekjes së një ndeshejeje futbolli.

Shkolla verore në Lushnjë, tha Kryetarja e Kuvendit, është një inisiativë pioniere, një model i sukseshëm që besoj do të adoptohet edhe në qytetete të tjera të Shqipërisë. Kjo shkollë verore, si një kulturë e vullnetarizmit që ekziston dhe në shtete të tjera, është një  organizim i mrekullueshëm, ku fëmijët do të mund të lexojnë literaturë të pasur , të punojnë në kompjutera, të luajnë, të dëgjojnë muzikë dhe të argëtohen në mënyra të ndryshme.


Stina e verës është një moment  ku disa fëmijë nuk kanë mundësi të gjejnë argëtim, dhe mendoj se ky është një rast shumë i mirë që fëmijët të kalojnë kohën e lirë, të gjithë së bashku, tha Kryetarja e Kuvendit.

Zonja Topalli  vlerësoi dhe falenderoi në mënyrë të veçantë bashkëpunëtorët e ngritjes së kësaj shkolle, të cilat janë gra të suksesshme në rolet e tyre drejtuese në biznes e në art.

Besoj se është ndjeshmëria e grave , ndjeshmëria e nënës që të bën të realizosh dicka të re, që nuk është bërë më parë, por që është krejt e mundshme për tu realizuar. Është bërë e mundur që  këta fëmijë të mos qëndrojnë në rrugë, dhe të ndjekin vese dhe negative, por të jenë në këtë shkollë e të argëtohen.

Zonja Topalli përgëzoi dhe stafin e mësuesve të shkollës verore, të cilët me përkushtim dhe vullnet të veçantë ndjekin edukimin dhe argëtimin e fëmijve.


Duke e falenderuar Kryetaren e Kuvendit për mbështetjn që ajo dha për ngritjen e shkollës së verës, drejtoresha e Arsimit në Lushnje, Ardita Gjyla tha se zonja Topalli përbën  një model për të gjitha gratë drejtuese dhe organizore. Më vjen shumë mirë që me inisiativën tuaj u hap kjo shkollë e parë verore për fëmijët në nevojë, u shpreh ajo, pasi këta fëmijë kanë nevojë, krahas kujdesjes e dashurisë, edhe për dije e ditë të gëzueshme dhe kjo  shkollë ua ofron.

Kryetarja e Kuvendit konfirmoi se shkolla verore do të jetë një inisiativë që do të vijojë edhe në vitet e ardhshme e madje do të përhapet në të gjithë vendin.

Më pas, së bashku me fëmijët, Kryetarja e Kuvendit udhëtoi me autobus për në Kompleksin Blerimi, ku zonja Topalli shtroi një drekë për fëmijët e shkollës verore të Lushnjes.

   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›