Topalli takon Elisabet Gehrer, ish ministre e arsimit së Austrisë. Projekte austriake në arsim.
Sot në mesditë kryetarja e Kuvendit znj. Jozefina Topalli priti zonjën Elisabeth Gehrer, presidente e Fondacionit Peter Mahringer, ish ministre dhe themeluese e shoqatës së miqësisë Austri-Shqipëri.
Zonja Gehrer e njohu zonjën Topalli me investimet në fushën e arsimit që fondacioni që ajo drejton po kryen në qytetin e Shkodrës dhe atë të Krujës.
Në përgjigje të orientimit të qeverisë shqiptare për të investuar në arsimin e mesëm profesional, ky fondacion do të inagurojë në qytetin e Shkodrës së shpejti shkollën e mesme teknike me metoda mësimdhënieje evropiane, me staf pedagogjik austriak dhe shqiptar.
Në këtë shkollë do të studiojnë fëmijë nga Shkodra, Lezha, Puka etj.
Shqipëria ,- tha zonja Gehrer,- është një vend i rëndëisshëm në zemër të Ballkanit i cili po bën hapa të sigurtë drejt suksesit. Ne me projektet tona po mbështesim përpjekjet tuaja që Shqipëria të jetë në mendjen e Evropës.
Zonja Topalli pasi vlerësoi kontributin e Austrisë në proceset integruese të Shqipërisë falenderoi në mënyrë të veçantë zonjën Gehrer për kontributin në vazhdimësi që ajo ka dhënë për Shqipërinë Shqipëria, u shpreh zonja Topalli, ka resurse të mëdha natyrore, dhe prioriteti i qeverisë sonë është investimi në infrastrukturë , në mënyrë që këto resurse të bëhen të shfrytëzueshme dhe atraktive nga investitorët dhe turistët e huaj. Qeveria në përmjet reformave që ka ndërmarrë, është angazhuar plotësisht, për të krijuar të gjitha lehtësirat administrative duke synuar krijimin e një klime sa më të favorshme për biznesin, qoftë ky vendas, apo i huaj. Ne po punojmë që reformat të shkojnë paralelisht me ndryshimin e imazhit të Shqipërisë së sotme, progresi i së cilës është i dukshëm dhe i prekshëm.