Intervistë e Presidentit Topi me Radiotelevizionin e Kosovës.

26 qershor 2010
RTK: Zoti President mirëmbrëma! Faleminderit që jeni me ne për sot këtë intervistë!
Presidenti Topi: Faleminderit ju!
RTK: Zoti President, cili është vlerësimi juaj për mini-samitin që është quajtur dhe që është e mbajtur këtu në Prevallë të Prizrenit, i cili është organizuar në një nivel të mirë nga Kosova?
Presidenti Topi: Së pari më lejoni të shpreh falënderimet e para për teleshikuesit e televizionit të nderuar tuaj! Ky takim është organizuar në mënyrë të shkëlqyer dhe për këtë kam falënderuar publikisht edhe Presidentin Sejdiu, i cili mundësoi këtë takim në vijim të takimeve të tjera të zhvilluara në Vlorë dhe në Ohër. Padyshim që është një takim i një rëndësie të veçantë, sepse jo vetëm që bashkon katër presidentë të katër vendeve të rajonit, të cilët e kanë ndërtuar bashkëpunimin e tyre në funksion të së ardhmes së popujve të tyre, por ka edhe simbolikën pasi organizohet për herë të parë në Kosovë, ç’ka i jep Kosovës një dimension të plotë të një shtetit sovran, të lirë dhe me parametrat e të gjithë shteteve të tjera të rajonit. Kështu që unë ndjehem shumë i gëzuar që ky takim zhvillohet jo vetëm në Kosovë, por edhe në një vend shumë piktoresk dhe ky është edhe një element promocional për të gjithë qytetarët e Shqipërisë, të Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi, kur shikojnë që klima gjeo-politike afron më së miri edhe me klimën mes njerëzve. Tema themelore e takimit tonë është lëvizja e lirë mes njerëzve drejt njëri-tjetrit, për të ndërtuar ura bashkëpunimi, për të shfrytëzuar resurset e njëri-tjetrit dhe për të arritur atë ëndërr, që është ëndrra e përbashkët euroatlantike, për të qenë qytetarë të denjë të një Evrope moderne.
RTK: Zoti President, takimi që është mbajtur në Prevallë të Prizrenit është i treti në radhë. Ai është zhvilluar në Ohër dhe në Vlorë. Çfarë mesazhi synoni të dërgoni prej këtej për vendet e rajonit?
Presidenti Topi: Dëshiroj të bëj një korrigjim në renditje. Është qyteti historik i Vlorës, i cili ofroi mundësinë e parë të komunikimit mes katër presidentëve të rajonit. Dhe padyshim nga Vlora erdhi një sinjal shumë sinjifikativ që këto vende, të cilat i përmenda, janë të destinuara të shkojnë përpara, të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën dhe mund t’ju them që ekzaktësisht një vit më parë u hodhën urat e këtij komunikimi dhe pas një viti unë mund t’ju them që ka pasur suksese të njëpasnjëshme qoftë në njohjen e Kosovës, qoftë në vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Më lejoni të bëj një parantezë, e cila mund t’ju japë ju një ide më të qartë dhe për teleshikuesit që kur është inauguruar Presidenti i ri i Maqedonisë, zoti Ivanov, në 12 maj të vitit 2009, natyrisht që Kosova nuk ishte e ftuar. Fill pas kësaj u hodh një hap shumë i rëndësishëm, në Vlorë Presidenti Ivanov pranoi ftesën, u bë pjesë e këtij komunikimi, pastaj mes Maqedonisë dhe Kosovës u vendosën marrëdhëniet diplomatike, u shkëmbyen ambasadorët, janë miratuar disa marrëveshje me interes reciprok. Pra, është shumë që brenda pak muajsh është bërë një progres i tillë. Nuk diskutohet pastaj që marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës janë shumëdimensionale, janë të një karakteri shumë specifik, janë vëllazërore, janë miqësore, janë marrëdhënie mes dy shteteve, të cilat e kanë projektuar të ardhmen e tyre në mënyrë të padiskutueshme dhe mjaft korrekte në familjen evropiane. Ne gëzohemi shumë për përparimet e Kosovës. E kam përsëritur disa herë sot dhe nuk besoj që e teproj. Dy vite në historinë e një vendi, apo të një shoqërie nuk janë asgjë, janë shumë pak. Ndërsa dy vite të Kosovës janë dy vite prosperiteti, janë dy vite të një demonstrimi shumë të qartë para opinionit ndërkombëtar, partnerëve ndërkombëtarë që Kosova me institucionet e saj, me lidershipin e saj ka ditur të hedhë bazamentet e një shteti modern dhe multietnik, madje duke tejkaluar edhe mbi dramat personale dhe familjare, që erdhën si pasojë e një lufte të pa principtë, të një gjenocidi nga regjimi i Millosheviçit dhe unë mendoj që kjo le të mbesë një ëndërr e keqe e së kaluarës, sepse popujt tanë, lidershipi politik po projektojnë një marrëdhënie totalisht të re me Evropën dhe midis tyre.
RTK: Zoti President, është paralajmëruar që takimi tjetër do të mbahet në Ohër vitin e ardhshëm. A pritet që të jetë atje edhe Serbia dhe të ndryshojë qasjen krahasimisht me nisma të tilla rajonale?
Presidenti Topi: Po më bëni një pyetje të cilën unë për hir të një pozicioni politik dhe të pa paragjykuar, minimalisht do të rezervohesha që të shprehesha, por ju e dini që unë jam i drejtpërdrejtë dhe mundohem të jem shumë i sinqertë me qytetarët. Nuk besoj që Serbia të ndryshojë qasjen e saj, sepse, përkundrazi, unë vërej që edhe pse kanë kaluar kohë, unë besoj që ka një rritje të miopizmit politik nga një pjesë e lidershipit të Serbisë. E them hapur këtë, sepse është koha, kur të gjithë duhet t’i afrohen bashkëpunimit. Nuk është koha që Kosova të përjashtohet me një lobim agresiv të Serbisë, sikurse ka qenë rasti i fundit i mungesës së thirrjes së Kosovës në Konferencën e vendeve të Evropës Juglindore. Pra, unë i bëj patjetër apel që në këto takime, nisma, takime të drejtpërdrejta rajonale, unë jam për të inkurajuar çdo dialog politik pa asnjë lloj paragjykimi. Unë jam duke inkurajuar edhe në mënyrë publike komunikimin edhe me Serbinë dhe natyrisht mbi bazat e respektimit të sovranitetit dhe të autoritetit autentik që ka Kosova sot. Mbi atë bazë shtetet mund të komunikojnë, të interesohen për çështje reciproke, për të ardhmen e popujve të tyre, pra, nga komunikimi dhe dialogu nuk vjen asgjë e keqe. Çdo tentativë për ta penguar dialogun nuk është qasje evropiane, është një qasje, e cila ka një retrospektivë jo të këndshme për vendet e Ballkanit.
RTK: Ju faleminderit!
Presidenti Topi: Faleminderit dhe ju!