Majtizmi, lëvizja e vetme politike që po e ndot Vlorën
1-Ndotje ambientale - Rreth datës 3 qershor, në ditën e përurimit të Petroliferës, zona afër saj u ndot nga tre bote me solar. Ky nuk ishte një fakt i rastësishëm, por një ngjarje e qëllimshme e stisur nga ata - siç e shprehu edhe kryeministri Berisha - që prodhuan humbjen e orës së Bushit. Qëllimi i lexuar është tepër i dukshëm. Për të thënë se sapo filloi punën Petrolifera, deti u ndot. Mundet të kishin planifikuar edhe konferencë shtypi pas inaugurimit, po të mos ishte vënë re që në mëngjes dhe të mos ishte denoncuar, pra të majtët do të kishin gjëmuar e bubullitur rrufe e stuhi, për t’u thënë banorëve dhe vetë qytetarëve ja çfarë inauguroi Berisha. Mirëpo drejtori i agjencisë rajonale N.Dumani lidhur me ndotjen shprehet: Kemi ndotje, por në zonën ranore, sepse në këtë zonë këtu shkarkohen të gjitha ujërat e zeza, sepse nuk kemi impiante për ujërat e zeza. U thirrën menjëherë mediet dhe çfarë nuk funksionoi ishte se aksioni represiv u zhvillua natën, çka e zbuloi shpejt gjatë ditës, përndryshe Tv bubullima e PS-së do të bënte çdo ditë kronika, ngjarje e gjithfarë imazhesh që do të sillnin për të goditur qeverinë dhe mazhorancën. Në këtë rast guri që u hodh për të rënë në kokë të mazhorancës dhe për të ulur kredibilitetin e saj u rrëzua kryq përmbi kokat e personave përgjegjës, të cilët duhet të japin llogari, në mos le ti kredhim ashtu siç janë në ujërat e zeza, që ndotën vetë.
Ndotja nga PS - Një ndotje tjetër, realisht po vjen nga selia rozë me komunikatat e saj të bezdisshme dhe tepër alarmante, për të krijuar panik, frikë e terror tek qytetarët. Një soj megafoni i ndryshkur i vitit 97 mund të quhen këto thirrje, që realisht nuk mund të funksionojnë në një kohë demokracie. Edhe sekretarja e PD Vlorë, Laureta Bejkosala tha se “socialistët fshihen nga pas, vetëm me njoftime dhe thirrje banale. Është e tmerrshme se si shpërndahen këto soj thirrjesh e alarmesh ushtarake për të tensionuar situatën dhe për të ngritur panik si në vitin e socialistëve ‘97, kur ora e zezë mbretëroi së bashku me kallashët. Siç duket, kandidatët e PS i kanë hipur gomarit së prapthi e mbahen tek bishti. Është mirë që edhe selia rozë të mësojë qytetarinë dhe të mos e ndosë ambientin me 5-6 fuçi solari në ditë. Sepse solari që hidhet do t’u bjerë në kokë dhe kjo nuk është e mira e punës dhe e zgjedhjeve në këtë qytet.
Le të tregojnë maturi e kulturë, si në dy zgjedhjet fundit.