Topalli Barazia gjinore parim qe duhet respektuar
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, në punimet e Takimit të Komisionit të Mosdiskriminimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, zhvilluar në Tiranë, me temë “Gratë e çliruara nga dhuna”, ka theksuar se barazia gjinore është një parim, që duhet respektuar.
“Ne sot jetojmë në një shoqëri të hapur! Ne sot jetojmë në një shoqëri të lirë dhe demokratike. Në një shoqëri që beson fuqimisht në një sistem vlerash. Shoqëri që synon dhe ka si objektiv kombëtar të bëhet anëtare e Bashkimit Europian–Ne shqiptarët, të dashur miq trashëgojmë një bashkëjetesë e harmoni fetare për të cilën jemi krenar. Ne pranojmë diferencat si pasuri. Ne besojmë se respekti për kulturën tënde ndihmon që të kuptojmë kulturën e tjetrit dhe të pranojmë diferencat si normale. Parlamentet kombëtare dhe Asambleja e Këshillit të Europës duhet te krijojmë një proces te dialogut ndërkulturor ne mënyre periodike”, deklaroi ajo.
Kryeparlamentrja Topalli kujtoi një ndër personalitetet shqiptare, më me peshë në gjithë botën, Nënë Terezën, e cila me humanizmin e saj doli në mbrojtje të të drejtave të njeriut.
“Ne shqiptarët në këtë 100-vjetor jemi krenar më shumë se askush tjetër sepse ne kemi me gjak shqiptari Nënë Terezën dhe kjo sigurisht kjo figurë që ka pasur 100-vjetorin e lindjes së saj, është gruaja dhe figura më e madhe në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Me sakrificën dhe dashurinë e pakushtëzuar për të mbrojtur dinjitetin, për të respektuar qenien njerëzore edhe atëherë kur ata shikoheshin me nënqeshje, me përbuzje nëpër rrugë. E them këtë për të shprehur se ajo është identiteti jonë si shqiptarë, pavarësisht historisë së dhunës së totalitarizmit”, vlerësoi Kryeparlamentarja.
Zonja Topalli theksoi se nën moton “Të bashkuar në diversitet”, Shqipëria dëshiron të kontribuojë e të promovojmë vlerat e përbashkëta europiane.