E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, arrestohet për vjedhje një shtetas

Në pranga ra shtetasi Marjan Kelaj, banues në lagjen “Toma Kola”, i i denuar dhe here të tjera për veprën penale të “Vjedhjes”.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është kapur në flagrancë, duke vjedhur disa bizhuteri në një banesë në lagjen “Ndoc Mazi”. Gjithashtu në sajë të hetimeve të kryera është bërë e mundur zbulimi dhe dokumentimi i plotë ligjor me prova autorësie, i disa ngjarjeve të tjera, vjedhje të kryera në kohë dhe vende të ndryshme.

Të paktën pesë vjedhje janë dokumentuar nga policia ndaj tij, si vjedhje parash dhe sende të tjera në banesa. Në lidhje me këto ngjarje u kryen të gjitha veprimet e duhura hetimore e procedurale dhe materialet në ngarkim të të arrestuarit, iu kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Vjedhje më shumë se një here”. /Start/

                                                                                             2012-09-13 16:02
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›