Intriga presidenciale
Për shkak të vizitës në SHBA, ku takoi shefen e Agjencisë së Luftës Kundër Drogës, e cila i parashtroi dëshirën amerikane për një president proamerikan, Meta u kthye në atdhe dhe pavarësisht dëshirës së Sali Berishës për një president të pëlqyer nga ai, ndërmori lëvizje që i shkonin për shtat kërkesës së miqve përtej Atlantikut. Nuk donte të pësonte fatin e Manuel Noriegës së Panamasë, apo ish- sekretarit të tij. Paralelisht, Edi Rama iu bind kërkesës së Ambasadës së SHBA-ve për zgjedhjen e një presidenti që do pëlqehej edhe nga ata, duke dhënë kështu një shembull se mosvotimi i Gjykatës Administrative në të kaluarën, ishte diçka e harruar e që nuk do përsëritej. Për këtë duhej të krijonte një aleancë me Ilir Metën, dhe kreu i socialistëve nuk nguroi ta bënte. Pala e tretë, Sali Berisha, ishte zemëruar nga kjo lëvizje e Ramës dhe Metës, duke parë një aleancë të nesërme kundër tij. Përpëlitet të zgjedhë një president që i shkon për shtat dhe do jetë protektori i familjes së tij, nesër, kur nuk do jetë në pushtet. Lufta është e pamëshirshme, por ndërhyrja e vendosur e ambasadës së SHBA-ve, i rikujton se nëse nuk zbaton rregullat e lojës, mund të përballet me zemërimin e saj. Berisha dorëzohet, dhe presidenti vjen nga tandemi PS-LSI. Pas kësaj zgjedhjet janë në prag, dhe vetëm një vit na ndan nga fitorja e sigurtë e së majtës së bashkuar.
Ky është varianti i parë i zgjedhjes së presidentit. I dyti, ngjan edhe më pranë realitetit:
Ilir Metën vërtet e takuan në zyrat e DEA-s, por kjo do ketë qenë për arsye thjesht operative. Për amerikanët, Shqipëria është një vend i kategorisë së tretë ose të katërt për sa i takon rëndësisë. E vetmja gjë që kërkojnë është të mos hapë telashe rajonale. Parë për këllqet që ka politika shqiptare, kjo nuk ka gjasa të ndodhë. Për më shumë Uashingtoni nuk e vë ujin në zjarr dhe administrimi i raporteve i është lënë në dorë Ambasadës në Tiranë dhe kapaciteteve të saj. Presidenti i ri, është i rëndësishëm për aleancën e NATO-s, pasi cakton shefin e SHISH-it. Por edhe nëse nuk ecën sipas dëshirës së saj, është opsioni i izolimit të vendit dhe kthimit të karriges së tij në Bruksel, në titull honorifik. Kjo, deri sa ujërat të qartësohen. Për rastin e Shqipërisë vlen aksioma që “nëse një problem nuk e kupton, mos u përpiq ta zgjidhësh, thjesht shmange”. Askush nuk ka më nge që të rimerret me një person problematik si Berisha, dhe humoret sezonale të shqiptarëve që sjellin në pushtet me votë, një njeri që e kishin larguar me armë. Askush nuk ka kohë për të humbur në Europë dhe Uashington në këtë kohë krizash, me një cep të harruar të Ballkanit.
Kryeministri i vendit është i qetë nga ndonjë ultimatum amerikan, sepse nuk po prek interesat e tyre, dhe gjithashtu ka investuar direkt në zemrën e vendit nga mund t’i vijë problemi, duke paguar me paratë e taksapaguesve shqiptarë një shoqëri lobimi të quajtur “Podesta Group”. Kjo e fundit teorikisht bën fushatë në emër të qeverisë shqiptare, por në realitet është për qeverisjen e Berishës. Opozita e ka lënë këtë fakt t’i kalojë pa e bërë problem, me frikën se akuzohet si antiamerikane, megjithëse teorikisht në Uashington qeverisin aleatët ideologjikë të socialistëve. I gjithë ky qerthull i lejon kryeministrit të vendit të jetë i qetë për sa i takon rolit të Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë dhe peshës së ambasadorit të saj.
Ilir Meta, gjatë këtyre ditëve, bën atë që di të bëjë më mirë: lojën e telefonave dhe shitjes ndaj blerësit më të shtrenjtë. E filloi duke iu ofruar bashkëpunimin socialistëve, të cilët pa u menduar gjatë i ofruan amnistinë. Në underground qarkulluan fjalë për një prishje të tij të pakthyeshme me Berishën. Nuk ishin veçse karremi për t’ju bërë të besueshme socialistëve alibinë e kontradiktave të tij me kryeministrin dhe ngjallte shpresën për një grusht shteti pallati. Rozët kafshuan grepin. Në fund president zgjidhet ai që do Berisha, me një çmim të kripur paguar Metës.
Këta ishin dy skenarët, por mund të ketë edhe të tjerë që ndryshojnë në detaje anësore. Cilatdo qofshin zhvillimet e reja, e ditur është se për shkak të interesit të ulët që paraqet vendi ynë për perëndimin, kemi një trojkë ambasadorësh që përballë një Berishe të paskrupullt në lojën e tij, dhe një opozite të pafuqishme të ndikojë, japin leksione gratis mbi demokracinë dhe proceset. Opozita ka vetëm një tufë puplash në dorë. Në vend të betejave morale nëpër sheshe, socialistët shqiptarë zgjodhën korridoret e pallatit. Tashti kanë mbetur në labirintet e intrigës. Ndër pak gjëra të sigurta që ka në këto njëzet vjet tranzicion, dhe teoreme të stërvërtetuar, është se Ilir Meta është rishtas në lojë po aq i paprinciptë sa në ditën e parë kur i hyri politikës. Ndërsa socialistët, një vit para zgjedhjeve, ende nuk kanë përcaktuar vijën e sjelljes, aleancat dhe strategjinë e fitores, duke bërë që fatet e vendit të rrezikojnë rishtas të mbeten në dorë të njeriut që në prag të njëqindvjetorit, e ka katandisur vendin në pronë të familjes së tij dhe shtetin, në vend punësimi klanor.