Inva Mula në Verën e Ohrit
Në Teatrin antik në Ohër, në suaza të Verës së Ohrit u paraqit sopranoja nga Shqipëria Inva Mula dhe këngëtarët e operës nga Maqedonia - baritoni Boris Trajanov dhe basi Aleksandar Stevanoski. Për herë të dytë këtë vit, në edicionin e 48-të të festivalit, performoi edhe Filarmonia e Maqedonisë nën dirigjimin e Françesko Rosas nga Italia, i cili që nga viti 2004 është dirigjent i përhershëm në Operën në Napoli.
Iva Mula, e cila jeton dhe punon në Francë, famën e saj internacionale e ka fituar me marrjen e çmimit të parë në garën "Plasido Domingo" në vitin 1993. Prej atëherë ajo interpreton bashkë me këtë tenor të njohur të të gjitha qendrave botërore të operas, në mesin e të cilëve edhe në Skalën e Milanos dhe të Metropolitenit në Nju-Jork. Në filmin "Elementi i pestë" ajo e huazoi zërin për rolin e Divës së operas. Ajo këndoi me ftesë së maestros Trajanov, i cili në konferencën për shtyp në Shkup tha se e konsideron si person me cilësi të mëdha njerëzore dhe profesionale.
"Dëshiroja të paraqitet Mula për shkak të shqiptarëve të mi të dashur në Maqedoni, pasi paragjykimet duhet të tejkalohen, e nuk ka vend më të mirë për këtë se në kulturë", tha maestro Trajanov, i cili në karrierën e tij ka luajtur mbi 45 role në më shumë se 700 shfaqje, së bashku me solistë dhe dirigjentë të mëdhenj në botë. Fitues është i "oskarit" operistik në Grac për rol më të mirë për meshkuj, ndërsa që nga viti 2005 është artist i paqes së UNESKO-s