Lamtumirë poetit palestinez Dervish
Trupi i Mahmud Darvishit (Mahmud Darwich), poeti i çështjes palestineze, i cili ndërroi jetë në Shtetet e Bashkuara, u soll të mërkurën në Ramallah, ku do të varroset me një ceremoni kombëtare. Trupi u transportua me një helikopter ushtarak jordanez, nga Amani i cili u ul në mjediset e jashtme të Muqatas, Selia e Përgjithshme e presidentit palestinez Mahmud Abbas në Ramallah, në Cisjordani.
Para se mbetjet mortore të niseshin për në Ramallah, u zhvillua një ceremoni lamtumire edhe në Jordani, në prani të shumë personaliteteve. Darvish, i cili u nda nga jeta më 9 gusht, në moshën 67-vjeçare, do të varroset pranë pallatit të Kulturës të Ramallahut, në një rrip toke nga mund të dallohet një lagje në rrethinën e Jeruzalemit, të cilën palestinezët lakmojnë ta bëjnë kryeqytetin e shtetit të tyre të ardhshëm.
"Mahmud Darvishi është në zemrat e të gjithë palestinezëve dhe të gjithë arabëve", tha kryeministri palestinez, Salam Fayyad, gjatë ceremonisë në Aman, ku ishin sjellë mbetjet mortore që nga Shtetet e Bashkuara.
Këngëtari i famshëm libanez Marsel Kalife (Marcel Khalifé), i cili ka interpretuar shumë poema të Darvishit, këndoi me emocion njërën prej tyre në Aman, para të pranishmëve të përlotur.
"Kam mall për bukën e nënës sime, për kafen e nënës sime, për ledhatimet e nënës sime... Dhe fëmijëria merr shtat brenda meje ditë pas dite, dhe jeta ime më është e shtrenjtë, sepse po të vdisja, do të më vinte turp nga lotët e nënës sime", fillonte kënga e tij.
Darvish, i cili vuante nga një sëmundje kardiake, ndërroi jetë në një spital të Hustonit, ku i kishin bërë një ndërhyrje kirurgjike.
Ai kishte fituar famën ndërkombëtare pas rreth 30 veprave të përkthyera në dyzet gjuhë.
Ishte vlerësuar me çmimin Lenin të ish-BRSS-së, Kalorës i Arteve dhe Letërsisë (në Francë), dhe kishte marrë në Hagë çmimin prestigjioz Princ Claus për "veprën e tij shumë prekëse".
Poema e tij e famshme e shkruar më 1964, "Identiteti", rreth temës së një formulari izraelit i cili duhej të plotësohej me detyrim, u kthye në një himn i cili u përhap në gjithë botën arabe.
Darvish e kishte prejardhjen nga fshati Al-Birueh, në Galile, në pjesën veriore të Izraelit. Në fillim të viteve '1970 zgjodhi mërgimin, deri në vitin 1995 kur u vendos në terrritoret palestineze.