Panairi i librit zbret në Vlorë
Rreth 5 mijë tituj librash do të ekspozohen në panairin e radhës së librit, që zbret nga Ulqini në Vlorë, duke ndjekur rrjedhën e Adriatikut. Ky panair, që do të nisë me 13 gusht do të mbyllet me 18 të këtij muaji. Mbi 600 tituj të ri do të paraqitet për herë të parë, nga 50 botues nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia. Panairi i Librit do të shfaqet në shëtitoren Vlorë – Skelë, një organizim ky i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë për të nëntën herë në këtë qytet. Panairi i librit do t’iu krijojë mundësi pushuesve të shumtë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia, si dhe emigrantëve për të blerë dhe për t’u njohur me librin.
Organizatorë janë Shoqata e Botuesve Shqiptarë dhe Bashkia e Vlorës, mbështetur edhe nga Shoqata e Shkrimtarëve të Vlorës, Biblioteka e qytetit, si dhe dega e Vlorës e Shoqatës “Labëria”.
Organizatorë janë Shoqata e Botuesve Shqiptarë dhe Bashkia e Vlorës, mbështetur edhe nga Shoqata e Shkrimtarëve të Vlorës, Biblioteka e qytetit, si dhe dega e Vlorës e Shoqatës “Labëria”.