Përkujtohet varja e poetit H Nela
Tribuna ishte bosh, e në vend të personave, aty ishin vendosur lule dhe qirinj. Ishte një tjetër përkujtim, përkujtimi i atyre burrave dhe grave, i atyre shkrimtarëve dhe poetëve që u dënuan mizorisht nga sistemi i komunizmit. Aty ishin nëntë emra, që të gjithë të vrarë dhe të përndjekur nga diktatura e errët. Të tillë si Anton Arapi, Babë Ali Tomorri, Bilal Xhaferri, Vinçens Prenushi, Vilson Blloshmi, Trifon Xhagjika, Genc Leka dhe Zhaneta Ogranaj. Poetë të tillë të dënuar nga komunizmi, nuk janë pak, ato janë të shumtë. Njëri prej tyre ishte edhe Havzi Nela. Ai përkujtua sot në mjediset e Muzeut Kombëtar, në 20-vjetorin e varjes së tij, para qindra qytetarëve kuksianë.
Me 10 gusht të vitit 1988, u var poeti kuksianë, duke lënë pas një histori të dhimbshme, një histori të errët. “Poezia nuk vritet me plumba”- u theksua në këtë takim. “Vdekja për liri nuk më tremb aspak, përkundrazi më gëzon”, tha në minutat e fundit të jetës poeti Nela. Përkujtimi u bë në titullin: A vritet poeti...!!! Krahas shumë personaliteteve që morën pjesë në këtë përkujtim, ishte edhe figura të artit dhe kulturës shqiptare. Azgan Haklaj, president i Unionit Kombëtar Artistik, citoi se Tolstoi i madh ka thënë, “gjenitë jetojnë pas vdekjes dhe Havzi Nela jetoi pas vdekjes”.
Ndërsa zv/ministri i TKRS-së, Ekrem Spahia theksoi “Në Kukës, nën kujdesin e Kryeministrit Sali Berisha, në kujtim të poetit do të organizohet një tubim i madh, në nderim dhe respekt të figurës së tij”
Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës së Republikës, Aleksandër Flloko në emër të Kreut të Shtetit, Bamir Topi, tha se “figura e poetit dhe e patriotit Havzi Nela do të lartësojë me krenari shtatin e vet në panteonin e figurave më të ndritura të këtij kombi”.
“Për kontribute të shquara, mbrojtës i të drejtave të njeriut dhe vlerave ndërkombëtare’ Asgan Haklaj i akordoi në nderim të poetit Nela, titullin “Nderi i Unionit”, të cilën ia dorëzoi bashkëshortes së poetit.
E gjithë jeta e Nelës ishte e shoqëruar me burgime e me internime, deri sa një ditë u dënuan me vendimin për të rëndë, atë të varjes.