Komision për vlerësimin e pikturave të Ibrahim Kodrës
23/02/2009 Veprat e dhuruara, të vërteta apo kopje?!
DURRES- Në Durrës pritet të ngrihet një juri e kualifikuar për të mësuar nëse pikturat e depozituara të piktorit të madh shqiptar Ibrahim Kodra janë autentike apo kopje të gatuara nga piktorë të mbetur anonim. Edhe pse ende nuk ka një deklarim zyrtarë lidhur me këtë nismë, burimet sigurojnë se një gjë e tillë në mos herët do të ndodhë në kohë. Në qarqe të ndryshme mes piktorësh dhe intelektualësh në Durrës gjithnjë e më shumë po flitet për emrin e madh të Kodrës, i cili ka tre vjet që është ndarë nga jeta. Shoqata “Ibrahim Kodra” i ka dhuruar qytetit të admiruar nga Kodra një numër të konsideruar pikturash, të cilat do të duhet të kalojnë në sitën e syve dhe përvojës së specialistëve të mirëfilltë për të mësuar nëse materiali i arkivuar është pjesë e pikturave origjinale të kubistit të fundit të shekullit XX, Ibrahim Kodrës. Punimet e tij tashmë gjenden në shumë muze të Italisë, Francës, Anglisë, Austri, Gjermani, Greqi etj. Është thënë se Kodra e kishte lënë amanet që një pjesë e pikturave t’i dhurohen Durrësit. Madje flitet se piktori Ibrahim Kodra ka caktuar edhe listën e pikturave që do të ishin fond i dhuruar për Bashkinë e Durrësit. Për shkak të emrit të madh si dhe cilësisë shumë të lartë të punimeve dhe rrymës që i përkiste vet Kodra pikturat e tij kanë qenë pjesë e salloneve aristokratike të botës së qytetëruar. Ajo që mbetet për të thënë specialistët ka të bëjë me certifikimin e punimeve të piktorit shqiptar, trupi i të cilit prehet në vendlindjen e tij në Ishëm.